Google ADS

Çdo vajzë do të donte ta dinte këtë ‘sekret’ të mbretëreshës

12:40 | 1 Nëntor 2019
Arbresh.info

Diamantët janë miqtë më të mirë të grave dhe sidomos atyre të familjes mbretërore. Bizhuteritë janë pjesë e pandarë të pamjes së tyre dhe kemi parë shpesh që mbretëresha dhe dukeshat, Kate dhe Meghan, vendosin shpesh të njëjtat bizhuteri, të cilat duken gjithmonë gjithë shkëlqim. Me siguri doni të dini si t’ia bëni që edhe bizhuteritë tuaja të duken njësoj si ato të mbretëreshës. Ajo përdor një truk që të gjithë mund t’ia vjedhim lehtësisht.

 


Stilistja e Mbretëreshës Elisabeth, Angela Kelly, ka treguar për “Hello” se gjithçka që ju duhet është pak gin dhe ujë. Ky është truku që përdor mbretëresha për të pastruar bizhuteritë dhe për të ruajtur shkëlqimin e tyre.

Angela ka treguar edhe një tjetër sekret të mbretëreshës, të cilin nuk na i kishte marrë mendja kurrë. Ajo i adhuron uljet, pasi nuk preferon të shpenzojë shumë për rroba. Kështu që, i redukton kostot sa herë ka mundësi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme