Si janë meshkujt në shtart? Po femrat? Pikat e tyre më të nxehta? Përputhshmëria?
E nisim nga:
DASHI
Zoti i luftës nuk mendon përpara se të veprojë, ata bëjnë seks, pastaj mendojnë. Dashi kënaqet më shumë duke gjuajtur (ngacmuar) sesa duke kapur. Janë shumë dominues, megjithatë nuk duan një partner të nënshtruar. Dashit i duhet një partner spontan, në jetë dhe në dhomën e gjumit. Nëse në dhomën e gjumit ka rutinë ai do t’i hedhë sytë diku tjetër.
Mashkulli Dash në shtrat: Mashkulli i kësaj shenje është dominues, kërkues dhe i zjarrtë! Ai është një dashnor i shkëlqyer, por nëse prisni që të drekoni me të nën dritën e qirinjve, më mirë shkoni diku tjetër. Dashi pëlqen ta bëjë seksin të shpejtë dhe të nxehtë, prandaj përgatituni të dëgjoni hungërima dhe rënkime. Nuk është mashtrues, por nëse merzitet ai do t’ju flakë tutje në çast.
Femra Dash në shtrat: Femra e kësaj shenje nuk e shikon seksin me aq romantizëm, por e mendon atë si një akt fizik. Kaq. Ajo do t’i trajtojë meshkujt si një copë mishi, pastaj të nesërmen të mendojë për këtë. Është pak e çuditshme, prandaj prisni prej saj biseda të pista (me fjalë banale), dhe mos u habisni nëse ajo do t’ju qëllojë me shuplaka vitheve. Ajo dëshiron të jetë e kërkuar në çdo kohë. Nëse nuk i kushtoni vëmendjen e duhur, ajo do ta kërkojë atë diku tjetër.
Pozicioni më i mirë: Dashi është “mashkulli” i zodiakut. Prandaj prisni që ata t’ju mbajnë nën kontroll gjatë gjithë kohës. Çfarëdo që ata thonë, bëhet.
Pikat e nxehta të Dashit: Fërkimet, gudulisjet, kafshimet e lehta në qafë dhe më sipër e bejnë atë të ndizet. Do t’i pëlqeni atij përsa kohë do t’i përkushtoni vëmendje.
Përputhshmëria e Dashit: Dashi përputhet me Luanin, Shigjetarin, Binjakët dhe Ujorin.
DEMI
Demi sundohet nga Venusi që është i dobishëm kur vjen puna te dashuria dhe seksi. Njerëzit e kësaj shenje janë sensualë, besnikë dhe të besueshëm. Kur bëjnë dashuri (jo seks), është kënaqësia më e madhe fizike dhe natyrore për ta. Demi beson që duhet përdorur romanca për të arritur te seksi. Prej tij mund të prisni lule, dhurata, dreka me qirinj të ndezur. Ata nuk pëlqejnë t’i marrin gjërat me nxitim, në jetë as në seks.
Mashkulli Dem në shtrat: Ai sillet si njeri i egër, prandaj prisni tre gjëra prej tij: gatimin, qëndrimin në shtëpi dhe të bërit seks. Është i dashur, i qetë dhe do t’i marrë gjërat avash-avash. Ai pret nga partneri që gjërat të mos mbarojnë shpejt por të vazhdojnë sa më gjatë.
Femra Dem në shtrat: Ajo është e ëmbël dhe prekja e saj është e butë, i pëlqen t’ju bëjë shumë masazh. Kur është në humor, seksi mund të zgjasë shumë me të, dhe i pëlqen të kënaqë partnerin e saj.
Pozicioni më i mirë: Misionar-i qetë dhe romantik, ata mund t’ju vështrojnë në sy dhe të ndihen më të afruar.
Pikat e nxehta të Demit: Pika e nxehtë e Demit është gusha dhe qafa, pra puthjet, kafshimet e lehta dhe thithjet.
Përputhshmëria e Demit: Demi përputhet me Virgjëreshën, Bricjapin, Gaforren dhe Peshqit.
BINJAKËT
Binjakët kanë dy personalitete, ose kështu duket. Ata pëlqejnë të argëtohen dhe të jenë qendra e vëmendjes. U pëlqen të tregojnë histori dhe nuk janë kurrë të merzitshëm. Kanë nevojë për një partner me të cilin të ndihen të gjallë. Ata e duan shumë llojshmërinë, spontanitetin. Bëjeni në një vend ku mund të ndiheni si i mbërthyer.
Mashkulli Binjak në shtrat: I njohur si “binjakët” mashkulli i kësaj shenje tregon një anë të ndryshme në çdo kohë. Një moment ai do t’ju thotë fjalë të ëmbla në vesh, në tjetrin do t’ju grisë rrobat dhe t’ju thotë të përkuleni.
Femra Binjakë në shtrat: Femra e kësaj shenje nuk është tipi që futet në një lidhje të gjatë aq shpejt. Ato kanë nevojë për spontanitet, ose do të largohen. Nëse skena nuk ndryshon, ajo do të ndryshojë njerëzit e saj. Femrës së shenjës së Binjakëve i pëlqen të flasë për seksin, sa më shumë ndërsa e bën atë. Përgatituni për diçka të ndryshme në çdo kohë.
Pozicioni më i mirë: stili 69 – Ata pëlqejnë të japin dhe të marrin kënaqësi në të njëjtën kohë.
Pikat e nxehta të Binjakëve: Binjakët sundojnë shpatullat (supet), krahët dhe shalët. Nëse doni t’i ndizni ata, filloni me një masazh dhe përqëndrohuni në këto pika, duart e tyre janë shumë të ndjeshme, prandaj përdorni lëpirjen, kafshimet e lehta dhe thithjen. Shpejt, do ta gjeni veten të shtrirë mbi tavolinë ndërsa ai ju vërsulet.
Përputhshmëria e Binjakëve: Binjakët përputhen me Peshoren, Ujorin, Dashin dhe Luanin.
GAFORRJA
Dashuria dhe seksi shkojnë bashkë përgjithmonë prandaj kujdes Gaforret. Njerëzit e kësaj shenje fillimisht kanë nevojë të ndihen të sigurtë në dashuri, pastaj mund të çlirohen për seks. Gaforret varen nga siguria.
Mashkulli Gaforre në shtrat: Meshkujt e kësaj shenje janë të ndjeshëm dhe venë nevojat e partnerit para atyre të vetes. Natyra e tyre e përkujdesshme i tërheq partnerët. Ai do të bëjë gjithçka që duhet për ta mbajtur partnerën të lumtur.
Femra Gaforre në dashuri: Ajo është seksi (erotike) dhe i pëlqen të qëndrojë në shtëpi. Ajo varet nga një mashkull i familjes. Pëlqen komplimentat dhe të puthet kudo. Ajo ka nevojë për siguri përpara se të shprehet lirshëm.
Pozicioni më i mirë: Kjo nuk është shenja e cila pëlqen të lidhet me zinxhir dhe të fshikullohet. Gaforrja kërkon siguri, kështu që merreni shtruar dhe bëni atë që ju pëlqen me të kur ajo është e shtrirë.
Pikat e nxehta të Gaforres: Gaforrja sundon gjoksin dhe kraharorin. Nëse përqendroheni në këto zona do ta bëni Gaforren të çmendet. Prekeni dhe putheni në këto pika. Me mashkullin Gaforre mund të tregoheni më të egër, atij i pëlqen kjo gjë.
Përputhshmëria e Gaforres: Përputhet me Peshqit, Akrepin, Demin dhe Virgjëreshën.
LUANI
Përgatituni për një rrugë të gurtë me Luanin. Ata mund të jenë egoistë, edhe në dhomën e gjumit. Sidoqoftë, Luani është i interesuar për më shumë sesa vetëm seks. Faktikisht, ata duan dashurinë. Luani kërkon gjithashtu edhe miqësi. Njerëzit e kësaj shenje mund të jenë shumë romantikë, sidoqoftë kur vjen puna te krevati, ata duan demonstrim.
Mashkulli Luan në shtrat: mashkulli i kësaj shenje është një dashnor i mirë sepse nuk i pëlqen të dështojë. Ai është shumë seksi (joshës) dhe ka shumë admirues. Nëse e mbani të lumtur vazhdimisht, nuk do t’ju ikë.
Femra Luan në shtrat: Partneri i saj e adhuron atë sepse ajo është joshëse edhe pa u përpjekur. Femrat e Luanit pëlqejnë të luajnë me meshkujt, dhe duan që ata t’u binden çdo fjale të tyre.
Pozicioni më i mirë: Gjithçka gojore, Luani pëlqen të shërbehet me një buzëqeshje.
Pikat e nxehta të Luanit: Luani sundon kurrizin (shpinën). Prandaj, një masazh sensual do t’u bënte mirë atyre. Sigurohuni të mbani kontakte fizike gjatë gjithë kohëve, dhe mos kini frikë ta puthni dhe ta kafshoni në kurriz.
Përputhshmëria e Luanit: Përputhet me Dashin, Shigjetarin, Binjakët dhe Peshoren.
VIRGJËRESHA
Virgjëreshat kanë dy personalitete, nga njëra anë janë ‘të pastër’ dhe nga ana tjetër tregohen dhelpra. Ata do t’ju bëjnë të mendoni se janë të këndshëm dhe të pafajshëm, dhe më pas t’ju joshin. Virgjëresha kërkon një lidhje që zgjat, sesa një partner për një natë. Sapo të fejohen, njerëzit e kësaj shenje pëlqejnë të përqafojnë seksin.
Mashkulli Virgjëreshë në shtrat: Mashkulli i kësaj shenje ëndërron për një partnere perfekte. Ai priret të jetë kritik, sidoqoftë nuk duhet ta merrni si sulm, ai thjesht po përpiqet të jetë perfeksionist. Ata priren të kenë disa mendime të çuditshme, megjithatë ata kanë nevojë të ndihen rehat (të qetë).
Femra Virgjëreshë në shtrat: Femrat e kësaj shenje janë shumë punëtore dhe të kujdesshme për pamjen e jashtme. Ndonëse e mbajnë veten pastër, në shtrat ato ëndërrojnë lojrat ‘e pista’. Femrat Virgjëreshë kërkojnë një partner perfekt, ndonëse e dinë që ai nuk ekziston, prandaj ata zgjedhin dikë që afrohet sa më shumë me njeriun e përkryer. Ato duan pasionin e fortë.
Pozicioni më i mirë: Çdo pozicion që përfshin kontaktin me sy, ata pëlqejnë të joshin me shikim.
Pikat e nxehta të Virgjëreshës: Virgjëresha sundon barkun, që do të thotë se nëse e ledhatoni, fërkoni, puthni dhe lëpini në pjesën e barkut, ajo do të ndizet flakë.
Përputhshmëria e Virgjëreshës: Virgjëresha përputhet me Demin, Bricjapin, Gaforren dhe Akrepin.
PESHORJA
Peshorja ekuilibrohet ndërmjet të qënit joshës dhe një partner i shkëlqyer, gjë që i bën njësh për të kënaqur nevojat tuaja. Nëse ato nuk marrin çfarë duan nga ju, mund të shkojnë diku tjetër, edhe para se t’i japin fund.
Mashkulli Peshore në shtrat: Mashkulli i kësaj shenje pëlqen të përjetojë seksin si aventurë. Mos u çuditni nëse ai ju sugjeron banjon e restorantit, apo të putheni me të nën tavolinë. Ai pëlqen të ndihet i mbërthyer. Mashkulli i kësaj shenje preferon që rolin drejtues ta marrë partnerja. Ai është shumë romantik dhe do të provojë çdo fantazi që ju mund të keni.
Femra Peshore në shtrat: Ferma Peshore në shtrat është njësoj si mashkulli i kësaj shenje, përveç pjesës anatomike. Ajo do një partner që pëlqen ndryshimin dhe përmbush fantazitë e saj.
Pozicioni më i mirë: Dashnori/ja i zodiakut do t’ju bëjë çmos që ju të rënkoni dhe të bërtisni. Prisni net dhe ditë të gjata në shtrat me Peshoren.
Pikat e nxehta të Peshores: Peshorja sundon fund-shpinën dhe belin. Kështu që përkëdheleni, shtrëngojeni dhe qëllojeni (nga prapa) sa të doni.
Përputhshmëria e Peshores: Përputhet me Binjakët, Ujorin, Luanin dhe Shigjetarin.
AKREPI
Kujdes: Akrepi është shumë posesiv (zotërues). Njerëzit e kësaj shenje ndihen të kërcënuar edhe nëse ju i hidhni vështrimin dikujt tjetër në dhomë. Nga ana tjetër, ata janë besnikë, të besueshëm dhe gjithmonë do të gjenden aty ku ju keni nevojë për ta. Akrepat janë gjithashtu mbrojtës. Ata e dinë që dituria është fuqi. Ata e pëlqejnë (shijojnë) shumë seksin dhe fantazitë e pista.
Mashkulli Akrep në shtrat: Mashkulli Akrep gjithmonë i kënaq partneret e tij. Janë dashnorë të shkëlqyer dhe duan të kënaqen.
Femra Akrep në shtrat: Femra Akrep duket e heshtur dhe e pafajshme, sidoqoftë ato janë më të egrat e zodiakut. Ato nuk duan të luajnë dhe zakonisht marrin çfarë dëshirojnë. Kujdes: Femra Akrep mund ta mbajë inatin gjatë dhe madje të kërkojë hakmarrje.
Pozicioni më i mirë: Ata duan seksin më së shumti – kështu që Akrepi është i gatshëm për çdo gjë.
Pikat e nxehta të Akrepit: Pika e nxehtë e Akrepit është mes këmbëve: organi gjenital. Dituria e partnerit i ndez gjithashtu ata. Bisedat me fjalë të pista e eksitojnë atë aq shumë. Përgatituni për një rrugë të egër dhe kënaqshme me të.
Përputhshmëria e Akrepit: përputhet me Peshqit, Virgjëreshën, Gaforren dhe Bricjapin.
SHIGJETARI
Shigjetarët janë shumë lozonjarë dhe të patrazuar (moskokëçarës). Edhe atyre u pëlqen të zbukurojnë historitë e tyre. Në dhomën e gjumit janë spontanë dhe aventurierë. Kur e gjejnë “njëshin” e tyre ata i dedikohen plotësisht përsa kohë që edhe tjetri u përkushtohet gjithashtu.
Mashkulli Shigjetar në shtrat: Atij i pëlqen të gjuajë, sidoqoftë mund të jetë krejtësisht egoist në dhomën e gjumit. Kur vjen puna te marrëdhënia, nëse seksi i refuzohet, ai do të hedhë shikimin për diku tjetër.
Femra Shigjetar në shtrat: Femra Shigjetar e ndryshon shpesh mendjen e saj dhe mund të jetë e vështirë për ta mbajtur të lidhur pas vetes. Këto femra janë shumë aventuriere në dhomën e gjumit dhe pa paragjykime. Ato do t’i fshehin emocionet e tyre, prandaj është e vështirë për t’i kuptuar ato.
Pozicioni më i mirë: Ata do të bëjnë çdo gjë, dhe jo vetëm njëherë.
Pikat e nxehta të Shigjetarit: Shigjetari sundon ijët, kofshët dhe vithet. Prandaj kapini dhe shtrëngojini ato me butësi. Mundohuni t’i fërkoni dhe t’i godisni nga prapa.
Përputhshmëria e Shigjetarit: përputhet me Luanin, Dashin, Ujorin dhe Peshoren.
BRICJAPI
Bricjapit i pëlqen të fshehë emocionet e tij, prandaj nuk do ta merrni vesh kurrë nëse janë të dashuruar. Bricjapët udhëhiqen nga paraja dhe e menaxhojnë atë mirë.
Mashkulli Bricjap në shtrat: Pasi ka punuar gjithë ditën e gjatë, mashkulli i Bricjapit do që ta kryejë përfundimisht punën dhe të mos e vrasë më mendjen për të. Mos prisni shumë spontanitet prej tij. Ata zakonisht i mbajnë fantazitë e tyre erotike të pashprehura.
Femra Bricjap në shtrat: Kontrollon tekat dhe zakonisht i pëlqen të eksperimentojë, prisni prej saj dëshira dhe kërkesa të rastësishme.
Pozicioni më i mirë: pëqafimi njëkohësisht me puthjet.
Pikat e nxehta të Bricjapit: Bricjapi sundon gjunjët. Kushtojini vëmendje kësaj zone dhe ata do të çlirohen dhe t’ju kushtojnë gjithë vëmendjen e tyre.
Përputhshmëria e Bricjapit: Përputhen me Virgjëreshën, Demin, Akrepin dhe Peshqit.
UJORI
Ujori është mjeshtër i të gjitha stileve. Seksi për ta është më tepër një eksperiencë mendore, sesa fizike. Njerëzit e kësaj shenje nuk e kanë qejf shumë lidhjet serioze (zotimet), prandaj mos u nxitoni për dashurinë me ‘D’ të madhe kur jeni me këtë shenjë. Në krevat ata janë shumë zbavitës dhe origjinalë (kreativë). Prisni të mësoni prej tyre gjëra të reja. Shumë Ujorë janë të paduruar, prandaj duan që seksin ta bëjnë të shpejtë dhe shumë të kënaqshëm.
Mashkulli Ujor në shtrat: Atij i pëlqen të eksperimentojë, prandaj prisni prej tij të shikoni pornografi, luajtje rolesh, seks në vende publike, dhe sadizmo-mazokizmin. Meshkujt Ujorë mund t’ju mbajnë në seks derisa partneret e tyre të mbarojnë punë.
Femra Ujor në shtrat: Femra Ujor ka nevojë për një mashkull të sinqertë dhe të ndershëm. Ajo nuk ka kohë për lojra, prandaj sapo t’ia nisni lojës, ajo do të zhduket. Ajo përpiqet të mos shfaqë emocione, prandaj mund të duket e ftohtë dhe nganjëherë e paafrueshme.
Pozicioni më i mirë: Masturbimi reciprok.
Pikat e nxehta të Ujorit: Ujorit i pëlqejnë këmbët (shalët) e tij dhe vdes që t’ia ledhatojnë. Mos shkoni më poshtë se nyjët e këmbës!
Përputhshmëria e Ujorit: përputhet me Peshoren, Binjakët, Dashin dhe Shigjetarin.
PESHQIT
Peshqit preferojnë të bëjnë çdo përpjekje për të kënaqur partnerët e tyre. Kur kryejnë ndonjë akt intim ata e konsiderojnë atë si një akt romance. Dashurinë e përjetojnë me romancë, sidoqoftë mund të bëhen lehtësisht xhelozë.
Mashkulli Peshqit në shtrat: Meshkujt e kësaj shenje janë shumë romantikë dhe dashnorë të shkëlqyer. Meqë u pëlqen romanca, i japin më shumë rëndësi dashurisë sesa seksit.
Femra Peshqit në shtrat: Femra e kësaj shenje ka nevojë për romancë, i pëlqejnë përqafimet dhe pëshpëritjet e dashurisë. Ajo dëshiron që partneri ta admirojë dhe të ketë nevojë për të. Nëse ajo merr çfarë dëshiron, me siguri do të përkujdeset për të gjitha kërkesat tuaja.
Pozicioni më i mirë: Gjithçka që përfshihet në kënaqësinë e partnerit.
Pikat e nxehta të Peshqve: Pika e tyre e nxehtë janë këmbët (shputat e këmbëve). Nisjani me një masazh dhe fërkim këmbësh me ujë.
Përputhshmëria e Peshqve: përputhen me Gaforren, Akrepin, Demin dhe Bricjapin.
Hezbollahu kryen sulmin e parë ndaj Izraelit që nga armëpush...
Lela me vallëzim të nxehtë, Driloni nga larg e shikon
Fenerbahçe e Mourinhos kthehet fuqishëm në garë për titull
Rama: Arkivi i Prishtinës po merr pamje tjetër
Çfarë po planifikojnë Vullneti dhe Arioni për këtë javë?
Ministrja e Jashtme: Serbia nuk do Evropë, thjesht i duan eu...