Shëndeti i grave mund të rrezikohet seriozisht nëse nuk merret parasysh higjena e rregullt,
Një studim në të cilin morën pjesë më shumë se 1.000 gra dha rezultate shqetësuese, ku thuhet se çdo e pesta grua nuk i ndërron të brendshmet rregullisht, tranmseton portal arbresh.info
Një në dhjetë gra mban të njejtat të brendshme për tre ditë ose më gjatë, që do të thotë se ky zakon është shumë më i zakonshëm nga sa mendoni.
Disa nga arsyet e deklaruara për këtë zakon të keq ishin mungesa e kohës në mëngjes, lodhja në mbrëmje, kursimi i ujit, si dhe zvogëlimi i sasisë së rrobave të pista.
Më shumë se gjysma e grave, deri në 55 përqind, shtrihen në shtrat me të njëjtat brekë që mbajnë veshur gjatë gjithë ditës dhe shumica e tyre janë në grupmoshën më të vjetër se 55 vjeç.
Pothujase një e katërta e grave pranuan se nuk i ndërrojnë të brendshmet pas stërvitjeve, dhe në këtë grup bëjnë pjesë gratë më të reja se 25 vjeç.
Arsyet për zakone të tilla (jo) higjienike janë të ndryshme, kështu që disa zonja thonë se kursejnë kohë dhe para në këtë mënyrë, të tjera mendojnë se e mbrojnë mjedisin në atë mënyrë, dhe ka nga ata që mendojnë se është krejt normale.
Kur bëhet fjalë për sytjenat, ato duhet të lahet pas dy ose tri veshjeve, por por 33% e të anketuarve mbajnë sutjena më gjatë se kaq.
Ekspertët këshillojnë që të brendshmet duhet të ndërrohen çdo ditë, për arsye shëndetësore.
“Ju mund të tundoheni të vishni brekë për më shumë se një ditë për të pasur më pak rroba për të larë. Por ju rrezikoni shëndetin duke rritur rrezikun për infeksion, rritjen e sekrecioneve, problemet e lëkurës, prandaj është mirë që ato të pastrohen më shpesh”, tha dermatologia El McLeman.
Ajo shton se vaginiti ose vaginoza bakteriale mund të ndodhë për shkak të ndryshimeve të parregullta të rrobave./arbresh.info/
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...