Sa ia vlen të blesh një çantë dore? 100 euro? Ndoshta 500?
Por a keni menduar se një çantë e dorës mund të kushtojë më shumë 380 mijë euro?
Me këtë çmim mund të bleni një shtëpi në Britani të Madhe, kur një banesë mesatare kushton rreth 223,285 funta, transmeton portali arbresh.info
Megjithatë, në mënyrë të habitshme dikush ka paguar një vlerë kaq të madhe për një çantë, e cila ishte e punuar nga lëkura e krokodilit të Nilit dhe ishte e zbukuruar me 18 karat ari dhe diamante.
Çantat e dorës kanë bërë një rrugë të gjatë. Ato janë blerë që nga koha e Pricëshës Grace të Monakos, ndërsa tani përdoren shumë nga Kim Kardashian dhe nëna e saj Kris Jenner.
Që të gjitha këto personalitete përdorin çanta të kompanisë Hermes Sac.
Megjithatë, këto çanta nuk është se janë të pahijshme.
Në kushtet e investimeve, këto asete mund të ofrojnë një kthim të madh të parave.
Banka e Investimeve Jefferies konsideron se disa çanta mund të gjenerojnë kthim prej rreth 30% në vit.
Çanta të bëra nga Hermes, kompania e prodhimeve luksoze franceze, janë më të kërkuarat./arbresh.info/
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...