Një filxhan çaji përveç se është i shijshëm, është i pasur edhe me plot vlera ushqyese. Bimët, me të cilat mund të përfitoni një filxhan çaji janë po ashtu të panumërta dhe shumë të larmis
Ekziston një kombinim i mrekullueshëm çaji që do t’ju mbrojë nga çdo virozë e stinës. Gjithçka që ju duhet është pak rozmarinë, mente, gjethe dafine dhe çaj mali.
Të gjitha këto erëza aromatike ndihmojnë në qetësimin e organizmit dhe rrugëve të frymëmarrjes.
Rozmarina do t’iu ndihmojë në uljen e temperaturës, ndërsa gjethet e dafinës kanë veti detoksifikuese, duke larguar të gjithë bakteret dhe infeksionet nga trupi. Nga ana tjetër menta largon dhimbjen e kokës dhe çliron rrugët e frymëmarrjes.
Procedura e përgatitjes së këtij çaji është e paraqitur më poshtë:
Përbërësit:
3 degë çaj mali
3-4 gjethe dafine
2 degë rozmarinë
3-4 fletë mente
Përgatitja
Së pari mbusheni një enë të thellë me ujë të pijshëm. Ndërkohë, lajini mirë të gjithë përbërësit e mësipërm. Vendoseni ujin të vlojë, dhe pas disa minutash shtojani brenda të gjithë përbërësit. Pas disa minutave zierje, kullojeni lëngun e çajit, i cili duhet të ketë marrë ngjyrë kafe të errët.
Nëse nuk mund ta pini pa ndonjë ëmbëltues, atëherë preferohet të përdorni mjaltë për t’ia përmirësuar shijen.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...