Nëse ka diçka me të cilën nuk do të bëjmë kurrë 100% paqe, janë flokët. Ka diçka që s’shkon me to. Prerja e re sikur s’na ngjit dhe aq, janë djegur më shumë seç duhet, ngjyra e re s’është ajo që prisnim dhe 100 probleme të tjera.
Por, problemi universal është rritja e tyre. Kemi provuar me qindra mënyra dhe sërish asgjë. Çfarë bëjmë gabim që pengon rritjen e tyre? Ndoshta, e gjeni në listën më poshtë.
#1.
Pritini flokët shpesh, pastroni majat e dyfishta, kështu jo vetëm do duken më të plotë dhe të shëndetshëm por do të rriten më shpesh.
#2.
Përdorni balsam sa herë laheni. Nëse floku juaj është i lagur kjo do të thotë që duhet të përdorni një zbutës. Balsami ndihmon në zëvendësimin e proteinave në flokë.
#3.
Mos përdorni shampo sa herë laheni. Për ekspertët e flokëve, është shokuese që ne lahemi dhe shmangim balsamin, kur në fakt është shampoja ajo që duhet të shmanget. Shampoja heq pisllëkun nga floku, por edhe vajin natyral të flokëve që i mban më të shëndetshëm dhe të butë. Kur përdorni shampo të paktën fokusohuni te skalpi dhe jo tek majat.
#4.
Lahuni me ujë të ftohtë në fund të çdo dushi. Vetëm për disa sekonda, dhe flokët tuaj do të jenë më të shëndetshëm dhe të fortë.
#5.
Lyjini flokët me vaj ose aplikoni maska çdo javë. Floku që prek shpatullat është disa vjeçar dhe ka nevojë për më shumë ushqyerje se balsami normal. Përzierjet vajore në kokë për më shumë se 10 minuta do ta bëjnë punën e tyre.
#6.
Përdorni jastëkë mëndafshi apo sateni dhe jo pambuku.
#7.
Krihini flokët me kujdes maksimal. Nëse doni të zgjidhni nyje, krihini nga poshtë lart gradualisht derisa ta zgjidhni, kështu nuk i dëmtoni.
#8.
Mos i mblidhni kurrë më flokët me një peshqir të madh. Kurrë më. Një veprim i tillë shkakton dëme të mëdha. Përdorni peshqirë të lehtë me mikrofibra të buta.
#9.
Nëse keni flokë të dobët, mos i kapni më. Një bisht i thjeshtë shkakton atë që stilistët i referohen si ‘prerja kimikate’. Kapini lehtë topuz dhe në fund fiksojini me një karficë.
#10.
Hiqni dorë nga nxehtësia apo shërbimet që kanë nxehtësi dhe kimikate. Kjo do t’jua dëmtojë shumë. Sa më i shëndetshëm të jetë floku, aq më shumë do të rritet.
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...