Një burrë nga Afrika e Jugut është vetëdorëzuar në polici dhe se me vete mbante kocka njerëzish si prove e sjelljes së çuditshme, duke thënë:-“Jam i lodhur duke ngrënë mish njeriu”.
Më pas burri ka shoqëruar efektivët e policisë në banesën e tij në Estcourt, provincë në KwaZulu-Natal, ku janë gjetur mbetej të tjera njerëzish. Për momentin ekspertët janë të impenjuar për të përcaktuar eshtrat që i përkasin një ose më shumë personave.
Në lidhje me çështjen në fjalë janë arrestuar në total 4 persona, një prej të cilëve pretendon se është mjek popullor. Të ndaluarit akuzohet për vrasje dhe posedim të eshtrave njerëzore. Policia është e bindur se mbetjet i përkasin një gruaje.
Sipas Charmaine Struwig, zëdhënës i policisë disa prej të arrestuarve kanë konsumuar trupin e saj, ndërsa një pjesë e trupi është konservuar në Amangwe. Gjithashtu policia beson se 4 të ndaluarit mund të jenë pjesë e një organizate më shumë të madhe dhe po përpiqet që të kuptojë nëse ata janë përgjegjësit e zhdukjes së disa njerëzve në atë zonë.
Sipas The Times, rastet e kanibalizmit në Afrikën e Jugut janë të rralla, ndonëse në zonat rurale ekzistojnë disa besime që kanë lidhje me mjekësinë tradicionale. Kuratorët në fjalë bindin klientët e tyre se me anë të konsumimit të trupit të njeriut mund të marrin përfitime fizike dhe psikologjike.
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...