Burri në burg se vrau biznesmenin, gruaja kërkon divorcin ‘live’: Më mirë në rrugë, se me kriminelin

01:49 | 7 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Një divorc i pazakontë është kërkuar live në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” ditën e sotme. 28-vjeçarja Suzana Metuku është nëna e tre djemve te vegjël, dhe ka mbi 11 vite që po jeton në një tmerr të vërtetë në martesën me Olti Metukun, një i ri nga veriu i Shqipërisë, që aktualisht ndodhet në burg.

Suzana ka qenë e shoqëruar në studio nga nëna e saj Lirie Haka, dhe ka rrëfyer arsyet pse po shkon drejt ndarjes me babain e tre djemve të saj.

Olti Metuku së bashku me dy vëllezërit e Suzanës Admir dhe Herton Haka ndodhen në burg, pasi janë akuzuar për vrasjen e biznesmenit 45-vjeçar Fatmir Pula, ngjarje e ndodhur më 19 janar të vitit të kaluar.

Edhe pse janë shpallur fajtorë, Liria beson se ka qenë dhëndri i saj që ka bërë pjesë të skenarit dhe dy djemtë e saj.

Ndonëse drejtësia s’e ka dhënë fjalën e fundit, nëna e dy djemve thotë se ata duhet të marrin dënimin që ju takon.

Por sot, ajo ka ardhur të kërkojë një ndihmë ligjore dhe psikologjike për vajzën Suzanën dhe tre nipërit e saj.

Babai i tyre ndodhet në burg, ndërsa Suzana jeton aktualisht në Kamëz tek vjehrri dhe vjehrra të cilët kanë mësuar se ajo do ta divorcojë djalin e tyre, dhe i kanë vënë kusht që të largohet nga shtëpia me fëmijët.

Ajo është e vetme dhe punon për të rritur tre djemtë.

“Divorci që do të bëj do ta lërë mes katër rrugë. Pa një strehë. Më mirë në rrugë se sa të jetosh me një kriminel”, shprehet vazhdimisht Suzana.

“Dua që fëmijët e mi të rriten dhe të edukohen ndryshe nga babai i tyre”, vazhdon fjalën e saj 28-vjeçarja me lot në sy./syri/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme