Sipas Rekordeve Botërore të Guinness ai është burri më i gjatë në botë, ndërsa ajo është gruaja më e shkurtë në botë.
Sultan Kosen, nga Turqia, mban rekordin si njeriu më i gjatë në botë me një lartësi prej 246.5cm, ndërsa Jyoti Amge, nga India, mban titullin Guinness për gruan më të shkurtër në botë me vetëm 62.8 cm, transmeton portali arbresh.info
Ata të dy janë takuar në Egjipt për të kryer një set fotografik, që ka për qëllim promovimin e turizmit egjiptian.
Gjatësia e pazakontë e 35-vjeçarit nga Turqia shkaktohet nga një gjendje e quajtur “gjigantizëm i hipofizës”, që është rezultat i prodhimit të hormoneve të rritje.
Ndërkohë, Amge vuan nga një tjetër gjendje e quajtur achondroplasia. Për shkak të kësaj sëmundje, gruaja 24-vjeçare nuk do të rritet më shumë./arbresh.info/
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë