Nëse, përveç pamjes së bukur fizike, keni edhe fatin e keq të jeni inteligjente, duhet të dorëzoheni!
Ndoshta, nuk do ta gjeni kurrë njeriun e duhur. Ose, më mirë, ai do të qëndrojë larg jush sepse druhet nga inteligjenca juaj. E ka pohuar këtë një ekip i tërë i Universitetit Buffalo, të Teksasit.
Sipas kërkuesve, burrat edhe pse tërhiqen nga gratë e një lartësie intelektuale, nuk kanë guxim të përballen. Dhe në fund, zgjedhin ato që janë më pak inteligjente se ata vetë. Për ta zbuluar, shkencëtarët u kanë propozuar dy skenarë të ndryshëm 105 burrave heteroseksualë. Në të parin, u kanë kërkuar të imagjinojnë një takim romantik me një grua, duke iu dhënë mundësinë të zgjedhin mes një gruaje inteligjente dhe një më pak të tillë. Pjesa më e madhe e burrave ka zgjedhur, pa hezitim, gruan e mençur.
Deri këtu, gjithçka ok! Burrat, tregojnë studiuesit, kanë pasur reagim më të mirë dhe interes më të madh, nga pikëpamja romantike, në rastin e një gruaje më të mençur se ata vetë. Por, problemi ka nisur në fazën e dytë të eksperimentit. Pjesëmarrësve u është dhënë nëj test inteligjence për t’u plotësuar dhe u është thënë se gratë e kanë kaluar këtë test me rezultate të shkëlqyera. Në këtë pikë ata janë treguar të ftohtë dhe të largët duke humbur ehde dëshirën për të vendosur një marrëdhënie emotive me to.
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza