Jo që na duhet shkenca për ta ditur këtë, por del që madje edhe shkenca thotë se bashkëshorti ndonjëherë mund të jetë si një fëmijë plus në shtëpi, në vend të një partneri që e mban gjysmën e barrës. 7,000 nëna në SHBA janë pyetur t’i numërojnë arsyet prapa stresit të tyre të përditshëm në një anketë dhe rezultatet ishin të qarta: nënat janë të stresuara!
Në fakt, shumica e nënave e kanë vlerësuar stresin e tyre me vlerën 8.5 në një shkallë prej 1 deri 10, dhe 46% e tyre kanë thënë se ndjenjë që bashkëshortët iu shkaktojnë më shumë stres se fëmijët. Deno Fleno është një nga nënat e anketuara, e cila thotë se një 7 vjeçar është thjesht një 7 vjeçar, por një 35 vjeçar që sillet si 7 vjeçar është shumë më stresuese.
75% e nënave kanë thënë se preferojnë t’i bëjnë vetë të gjitha punët e shtëpisë dhe prindërimit sepse besojnë se përndryshe nuk do të bëhen fare. Ndërsa 1 në 5 nëna kanë thënë se janë stresuara gjithë kohën sepse bashkëshortët nuk u ndihmojnë me asgjë.
Jo secili bashkëshort përshtatet në këtë grup, por çështja është se burrat duhet të bëjnë më shumë për fëmijët dhe shtëpinë, dhe pa i lutur ta bëjnë!
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...