Pasiguria mund të ndikojë në shëndetin mendor të burrave dhe mund të jetë shkas për sjellje agresive, thonë shkencëtarët.
Dy studime të kryera në Universitetin Duke, kanë hulumtuar 195 studentë dhe një grup të zgjedhur prej 391 burrash të moshës 18 deri 56 vjeç, transmeton portali arbresh.info
Studimi është bërë me qëllimin që të përcaktojë qëndrimet e tyre në lidhje me maskulinitetin.
Është gjetur se burrat e rinj që tërheqin ndjenjën e tyre të burrërisë nga përvojat e njerëzve të tjerë kanë më shumë të ngjarë të tregojnë sjellje armiqësore, duke shpjeguar se “sa më shumë që njeriu ndjen presionin shoqëror për të qenë më mashkullor, aq më agresiv ndihet”.
“Kur këta burra të pasigurt ndjejnë se nuk plotësojnë norma të rrepta gjinore, ata mund të ndiejnë nevojën për të vepruar në mënyrë agresive në mënyrë që të provojnë maskulinitetin e tyre, në mënyrë që të “jenë burra të vërtetë”, tha autori i hulumtimit, Adam Stenaland./arbresh.info/
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...