Është e pashmangshme që në një marrëdhënie të ketë një krizë dhe për situatat komplekse ndonjëherë nevoitet ndihma e një profesionisti për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme, por ekspertët pajtohen se ekziston një e vërtetë për të cilën të gjithë burrat duhet të jenë të vetëdijshëm, dhe kjo është se gratë i brakstisin ata edhe kur i duan.
Kjo i bën burrat të ndihen keq, transmeton portal arbresh.info
Një ndër arsyet se pse gratë ikin nga burri që duan është se ata nuk janë pothujase asnjëherë të pranishëm.
Kjo nuk do të thotë që këta burra janë të këqij me gratë e tyre, por gratë kërkojnë më shumë vëmendje, si për vete ashtu edhe për familjen.
Ajo që një numër i madh i burrave duhet të kuptojnë përfundimisht është se gratë nuk janë pronë e tyre, ato nuk janë të detyruara t’ua dorëzojnë zemrën dhe ndjenjat e tyre, por duhet t’i meritojnë ato vetë.
Për të fituar zemrën e një gruaje duhet prani dhe angazhim.
Ajo që gratë nuk gjejnë shpesh te burrat është durimi për t’i dëgjuar ato.
Kur vjen fjala për tek marrëdhëniet intime, ato nuk kërkojnë seks, por kërkojnë përqafim.
Nëse, nga ana tjetër, mendoni se jeni i pranishëm në jetën e gruas ose partnerit tuaj, përpiquni ta dëgjoni atë.
Përpiquni të shikoni brenda shpirtit të saj dhe të dëgjoni ndjenjat e saj.
Pesë minuta dëgjim dhe shikim pa kritikë. A mund ta bësh atë? Në fakt, sapo të filloni dhe të shijoni se çfarë efekti do të ketë në jetën tuaj, nuk do të jeni më në gjendje të ndaloni ta bëni atë./arbresh.info/
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador