E thjeshtë në përgatitje dhe e lehtë për organizmin, burania është një recetë fantastike për një drekë të shkëlqyer e të shëndetshme.
Burania me speca dhe domate është një ndër pjatat fantastike, të shijshme, e pasur me vlera ushqyese të kulinarisë shqiptare.
E thjeshtë në përgatitje dhe e lehtë për organizmin, burania është një recetë fantastike për një drekë të shkëlqyer e të shëndetshme.
Më poshtë u sugjerojmë recetën verore të buranisë me speca dhe domate e cila përgatitet krejt lehtë dhe është një mënyrë fantastike për t’u shijuar me familjen.
Përbërësit e Buranisë Verore Me Speca e Domate
Përbërësit
500g speca
500g domate
4-5 lugë gjelle vaj ulliri
2 kokrra qepë
Oriz 2 filxhanë kafeje
200 gr mish të grirë
Kripë
Piper
Majdanoz
Përgatitja
Pasi kemi larë të gjitha perimet që do të na duhen për këtë recetë, presim në kubikë fare të vegjël qepët.
Në zjarr ndërkohë kemi vendosur një tenxhere ku kemi hedhur vajin e ullirit. Aty shtojmë qepët dhe i kaurdisim derisa të marrin ngjyrën karakteristike të artë.
Specat i pastrojmë nga farat dhe i presim në shirita të trashë, dhe më pas i shtojmë tek qepa duke i lënë të skuqen me zjarr të ngadaltë. Më pas shtojmue mishin e grirë dhe vijojmë kaurdisjen.
Domateve u heqim lëkurën dhe i grijmë hollë, për të përgatitur salcën që duhet për këtë gatim.
Salcën e hedhin në tenxhere bashkë me specat, qepën dhe mishin e grirë, dhe i lëmë në zjarr dhe për 5-10 minuta të tjera.
Më pas shtohet dhe një gotë me ujë ose lëng mishi nëse keni, si dhe kripë e piper i zi për t’i dhënë një shije sa më të mirë.
Në fund shtojmë dhe orizin, të cilin e kemi pastruar dhe larë më parë.
Burania lihet në zjarr të ngadaltë, derisa të bëhet gati. Nëse është e nevojshme shtojini dhe pak ujë më tepër.
Ju këshillojmë që të mos e lini të avullojë plotësisht lagështirën, pasi kjo recetë nuk duhet të jetë shumë e trashë.
Kur ta servirni për të dashurit tuaj, spërkateni me majdanoz i grirë hollë për t’i dhënë dhe shijen e freskisë pjatës.
Kjo pjatë shoqërohet mjaft mirë me sallata të ndryshme të stinës, sallata perimesh të zjera apo të pjekura. /AgroWeb.org
Tags:
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...