Bukuria e gruas nuk është në figurën e saj, por bukuria e vërtetë e gruas qëndron në shpirtin e saj. Ajo është përkushtimi i saj pa interes, dashuria që ajo e shfaqë, ka thënë aktorja legjendare.
Kur aktoren e famshme, bëmirësen dhe ikonën e modës Audrey Hepburn e pyetën për këshillat e saj për bukurinë ajo tha:
Për buzë atraktive, flisni me mirësi.
Për sy të bukur, gjeni atë që është e mirë te njerëzit.
Për linjë të mirë, ndani ushqimin me të varfërit.
Për flokë të bukura, lejoni fëmijët që me gishtat e tyre ti përshkojnë së paku një herë në ditë.
Për qëndrim të mirë, ecni me mendimin se kurrë nuk jeni vetëm.
Njerëzve, më shumë se gjërave, i duhet rinovim, rigjallërim, verifikim, gjykim; kurrë mos e refuzoni askënd.
Mbani mend, nëse ndonjëherë keni nevojë për ndihmë, e gjeni në skajet e secilës dorë tuaj. Duke u rritur, do të zbuloni se keni dy duar: njërën për të ndihmuar veten, kurse tjetrën për të ndihmuar të tjerët.
Bukuria e gruas nuk qëndron në rrobat që veshë, figurën e saj apo frizurë.
Bukuria e saj qëndron në sytë e saj, sepse ata janë dera e zemrës së saj, vendi ku dashuria pushon.
Bukuria e gruas nuk është në figurën e saj, por bukuria e vërtetë e gruas qëndron në shpirtin e saj. Ajo është përkushtimi i saj pa interes, dashuria që ajo e shfaqë.
Me kalimin e viteve rritet bukuria e gruas./femra.net/
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...