Gjyshja e gjashtë nipave dhe mbesave ka mbetur zemër thyer pasi Britania e Madhe i refuzoi vizën bashkëshkortit të saj 45 vjet më të ri.
Angela Nwachukwu, 72 vjeç, u martua me burrin e saj CJ Nwachukwu në prill të vitit 2015, tre muaj pasi ishin njohur në Facebook, transmeton portali arbresh.info
Megjithatë, përkundër refuzimit që i është bërë, ajo ka thënë se do të luftojë për të marrë burrin e saj në Britani.
Ajo ka thënë se ka shpenzuar rreth 20 mijë pound për të, përfshirë avokatët për vizë, fluturimet për të vizituar atë në Nigeri dhe shpenzimet tjera administrative.
Për The Sun ajo ka thënë se është ndjerë e vetmuar dhe e shkatërruar nga vendimi që ka marrë Home Office.
Burrin e saj ajo e ka përshkruar si bukurosh, të gjatë dhe me një trup të mahnitshëm.
Ajo ka insistuar se martesa e tyre nuk është mashtrim, sepse në mënyrë të tillë ajo nuk do të kishte shpenzuar aq shumë para për të.
Britania e Madhe është përballur më një sërë rastesh të tilla, kur djemtë e rinjë janë martuar me gra të moshuara për të marrë një vizë. Por menjëherë pas marrjes së vizës ata kanë braktisur ato dhe kanë vazhduar jetën si beqarë./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...