Shifrat e koeficientit të inteligjencës të të rinjve kanë filluar të bien, pas rritjes së konsiderueshme që nga Lufta e Dytë Botërore, ka zbuluar një studim i ri.
Rënia, e barabartë me rreth 7 pikë për gjeneratë, besohet të ketë filluar me të lindurit e vitit 1975, sipas një studimi të parë të besueshëm të këtij fenomeni.
Rënia shënon edhe fundin e një trendi – njohur si efekti Flynn – kur mesatarja e koeficientit të inteligjencës u rrit për 60-70 vitet e fundit me gati 3 pikë për 1 dekadë.
Shkencëtarët i kanë përshkruar këto rezultate si “të rëndësishme” dhe shumë shqetësuese nga ana tjetër. Rënia, sugjerojnë ekspertët, mund të ketë lidhje me ndryshimet në teknikat si tani fëmijët po mësojnë leximin, shkrimin apo matematikën në shkollë.
Mund të ketë lidhje edhe me faktin që njerëzit po shpenzojnë më shumë kohë në pajisjet teknologjike sesa duke lexuar libra.
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora
Përurohet sot renovimi në hemodializën të Spitalit në Prizre...
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...