Plazhi i Gjipesë apo siç njihet ndryshe Kanioni i Gjipesë është një ndër plazhet më të bukura të rivierës shqiptare.
Kanioni nis që nga rruga nacionale, mes fshatit Ilias dhe Jal dhe përfundon në bregdet, duke krijuar një oaz përrallor në bregun e jugut.
Disa thonë që e ka marrë emrin “Gjipe” nga përcaktimi si “Gjiri i Perëndive”, por gojëdhënat gjithmonë kanë vend për diskutim.
Vërtet është një vend përrallor që të ofron mundësi gjatë ditës për t’u larë në ujin e kristaltë, për të ecur në kanionin e saj ku herë pas here formacione të ndryshme shkëmbore krijojnë pamje mahnitëse, por është edhe vendi ideal që gjatë natës të shohësh dallgët e detit nën yjet vezullues.
Duke qenë se është një vend i veçuar, ku nuk ka zona të ndriçuara pranë gjirit dhe falë ajrit të pastër, mund të dallosh të gjitha kostelacionet yjore që mund të shikohen nga pozicioni i vendit tonë.
Nëse kërkoni që fundjava juaj të jetë një aventurë e bukur dhe plot gjallëri me emocione të bukura, me histori e gojëdhëna, ky është destinacioni dhe vendi i duhur, transmeton atsh.Çdo fundjavë grupe të ndryshme vizitorësh, nga Tirana apo qytete të tjera të Shqipërisë, turistë të huaj nisen drejt këtij vendi befasues kundrejt çmimeve konkuruese dhe një udhëtimi komod. Gjipea është njëri prej perlave detare të jugut.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...