Mëngjesin e sotëm, stilistja italiane me famë ndërkombëtare Laura Biagiotti, ndërroi jetë në Romë.
Dje, ajo u shtrua me urgjencë në spital pas një ataku kardiak që e la në vdekje klinike.
E njohur si “The Queen of Cachemire” (Mbretëresha e Kashmirit), 74-vjeçarja është një ndër emrat më të rëndësishëm të modës italiane.
Karrierën e nisi fuqishëm që në moshën 23-vjeçare, kur dizenjoi koleksionin e parë për markën Schuberth, shumë e njohur në kohën e “Dolce Vita-s”, në vitet ’60.
Më pas bashkëpunoi me marka si Rocco Barocco, por nuk vonoi të hapte linjën e vet të veshjeve që mban emrin e saj, në vitin 1972.
Stili i saj me tone të lehta, prerje të lirshme dhe copa të derdhura e ktheu në një ndër markat më të preferuara nga gratë.
Adhuronte kashmirin, ndaj edhe “New York Times” i dha titullin “Mbretëresha e Kashmirit”.
Sot, kompania Laura Biagiotti është në duart e së bijës, Lavinias, dhe përveç veshjeve përfshin edhe disa linja parfumesh, më i famshmi prej të cilëve është “Roma”, në nder të qytetit që ajo adhuronte dhe ku u preh.
Paralajmërim serioz se pse nuk duhet të karikoni telefonin g...
Pamje nga vendi ku dyshohet se vëllai theri për vdekje vëlla...
Tumoret e trurit – llojet, simptomat dhe trajtimi
Vëllai vrau vëllain me thikë, policia jep detaje se si nisi ...
Pse ky vend e ndaloi iPhone 16?
Ferrari F1 i Michael Schumacher vendoset për shitje në ankan...