Një adoleshent bleu një bombë të telekomanduar nga larg për të vrarë prindërit e tij, pasi mamaja nuk miratoi të dashurën e tij të racës së bardhë.
Gurtej Singh Randhawa, 19 vjeç, i cili ishte pranuar të studionte në universitetin e Liverpulit për mjekësi, kishte frikë se nëna e tij do të ndërhynte në marrëdhëniet e tyre.
Sipas policisë, Randhawa, nga Wolverhampton, në Indi, mendonte se prindërit e tij do të përpiqeshin ta detyronin ta shkëpuste lidhjen e dashurisë, pasi nëna e tij nuk pranonte vajzën.
Ai u arrestua në maj të vitit 2017, pasi oficerët nga Njësia e Operacioneve të Armatosura të Agjencisë Kombëtare të Krimit zëvendësuan paketën që ai kishte porositur në faqet e “errëta” në internet.
Randhawa u arrestua pas testimit të pajisjes dhe u deklarua fajtor për përpjekjen për të importuar eksplozivë./monitor
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...