Një koleksionist tankesh gjeti shufra ari me vlerë gati 2.4 milionë dollarë të cilat ishin fshehur në motorin e një tanku.
I fiksuar mbas tyre, Nick Mead porositi një model të ri tanku rus të tipit T54/69 në eBay dhe po e riparonte atë në mënyrë që t’ia shtonte koleksionit të tij.
Ai dhe mekaniku Todd Chamberlain ndërkohë që po hapnin motorin e tankut filmuan veten e tyre. Në rast se ato do të gjenin armë t’ia tregonin filmimin ekipit të deponimit, pasi tashmë ato kishin gjetur municione në pjesë të tjera tankut dhe kishin frikë se mos do të gjenin të tjera në motor .
Në vend të saj ato gjetën 5 shufra ari të cilat peshojnë 5 kg secila, dhe në bazë të përllogaritjeve Mead tha se ato kanë një vlerë më të madhe se 2.4 milionë dollarë.
“Ne nuk e dinim se çfarë të bënim. Ti nuk mund të marrësh pesë shufra ari dhe të shkosh ti konvertosh në para, kështu që ne lajmëruam policinë.”
Policia i ka vendour ato në një depozitë të sigurisë së lartë në Londër dhe i ka dhënë Nick një vërtetim.
50 vjeçari ka thënë: “Edhe nëse nuk marrë asnjë nga shufrat e arit, të paktën do të më mbetet tanku im i bukur.”
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, deri në 40 minuta pritje te ...
Abdixhiku takon 150 bizneset më të mëdha në Kosovë
Ambasada e Shqipërisë në Kiev dëmtohet nga sulmet ruse
Armenia nga sot njeh zyrtarisht pasaportat e Kosovës
Këshilli Islamik i Rusisë u mundëson poligaminë burrave mysl...