Kjo recetë e është përcjellur për breza me rradhe. Origjinën e ka nga Lituania, por tashmë gatuhet nëpër shumë vende të botës, transmeton portali arbresh.info.
Përbërësit:
1 filxhan gjalpë
1 lugë çaji ekstrakt vanilje
6 lugë të mëdha sheqer
2 gota miell
1 filxhan arra të coptuara
1/3 filxhan sheqer pluhur për dekorim
Përgatitja:
Ngrohni furrën në 350 gradë. Në një enë të thellë vendosi gjalpën dhe vanlijen. Më pas shtoni sheqerin dhe miellin dhe përzieni mirë. Pasi të jetë shkrirë sheqeri me gjalpë shtoni arrat e coptuara.
Më pas nga brumi i fituar formoni biskotat në formë të rrethit dhe vendosni në një enë për pjekje. I pjekni për 15 min dhe më pas i spërkatni me sheqer pluhur. Mund të përdorni edhe kokos sipas dëshirës. Ju bëftë mirë!/Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...