Për fundjavë ia vlen që të provoni të gatuani ndonjë gjë të re që do të bëjë familjen tuaj shumë të lumtur.
Portali arbresh.info sjell për ju recetën e bistokave që gatuhen për 20 minuta.
Përbërësit:
2 gota gjalp kikiriku
1 filxhan sheqer
2 vezë
2 lugë të vogla ekstrakt vanilje
100 gr çokollatë të shkrirë
Përgatitja:
Ngroheni furrën në 180 gradë.
Në një tas, tundni gjalpin e kikirikut me sheqerin e bardhë dhe përzijeni mirë deri sa të fitoni një masë të butë. Shtoni vezët dhe ekstraktin e vaniljes dhe përzieni prap.
Shtroni një letër për pjekje në tepsi dhe vendosni biskotat në formë rrumbullake. Piqni ato për 7 deri në 8 minuta dhe më pas hiqni nga furra dhe krijoni një vrimë në të cilën do të hidhni çokollatë të shkrirë në të.
Nëse dëshironi, në vend të çokollatës, mund të vendosni recel ose mjaltë. Ju bëftë mirë!/arbresh.info/
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...