Bishtat e cigareve, ku miliarda prej tyre hidhen në tokë në tërë globin, ndalojnë rritjen e bimëve, gjeti një grup ekspertësh.
Studiuesit në Universitetin Anglia Ruskin gjetën se filtrat e plastikës në këto bishtra mund të ndalojnë barin dhe tërfilin të rritet normalisht.
Në tërfil, i cili është jetik për bletët dhe thith ndotjen nga tymi i naftës, një çerek më pak fara u rritën në tokën që përmbante filtra cigaresh.
Studimi zbuloi se dhjetë për qind më pak bari u shfaq në hapësira ku ishin hedhur bishta cigaresh.
Ekspertët besojnë se kimikatet e përdorura për të ndërtuar filtra plastike të cigareve bëjnë të stresojnë bimët në të njëjtën mënyrë si mungesa e ujit.
“Shumë duhanpirës mendojnë se bishtat e cigareve shpejt bio-degradohen dhe prandaj nuk i konsiderojnë ato si mbeturina”, deklaroi autorja kryesore Dr. Dannielle Green, lektor i lartë në biologji në Universitetin Anglia Ruskin.
“Në realitet, filtri është bërë nga një lloj bioplastike që mund të zgjasë vite, nëse jo dekada, për t’u dekompozuar”, potencoi tutje Dr. Green.
Për filtrat e cigareve, është thënë më herët se dëmtojnë jetën detare.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...