Sigurisht se keni lexuar shumë artikuj për anët e mira të birrës për shëndetin, mbase edhe anët e këqija.
Ne në këtë artikull ju sjellim disa nga vetitë pozitive të birrës për shtëpinë, që mbase nuk i keni ditur.
Sipas ekspertëve birra mund t’ju ndihmojë t’i eliminoni njollat dhe ndotjet në shtëpi, transmeton Klan Kosova.
Për këto gjëra shtëpiake mund ta përdorni birrën:
Eliminimi i njollave
Për shembull, nëse e derdhni kafen në tepih apo në të keni ndonjë njollë tjetër, birra mund t’ju dalë në ndihmë. E gjitha që duhet të bëni është që të qitni pak birrë direkt në njollë dhe ta fërkoni ngadalë me leckë të pastër.
Flluskat e birrës do t’i “nxjerrin” jashtë njollat, ndërkaq me leckë fërkoni derisa njolla të zhduket dhe, sipas nevojës, shtoni edhe pak birrë.
Pastroni mobiliet e drurit
Njollat në mobiliet e drurit, duke përfshirë edhe rrathët nga kafja, mund të zhduken në çast, me ndihmën e birrës. Qitni pak birrë dhe pastroni me leckë, do të shihni që druri do të shkëlqejë si i ri.
Pastron enët e bakrit
Me birrë mundeni t’i pastroni edhe enët apo objektet zbukuruese të bakrit – në këtë mënyrë do t’ua ktheni shkëlqimin pa kurrfarë dëmtimesh.
Ekspertët thonë që thartira e birrës ndihmon që bakri sërish të shkëlqejë pa e dëmtuar fare. Leckën njomeni me birrë dhe lustroni objektet e bakrit dhe do të shihni se si do të shkëlqejnë sërish.
Rregulloni barin e kopshtit
Nëse keni oborr në të cilin bari në vende të caktuara ka marrë ngjyrë të kafenjtë, ekspertët thonë që mund ta “ngjallni” duke i qitur pak birrë. Sheqeri fermentuar do të stimulojë rritjen e barit dhe do t’i mbytë kërpudhat.
E mirë për pedikyr
Qitni birrë në legen dhe zhytni këmbët. Tharmi do ta zbutë lëkurën, ndërkaq alkooli është mjet i shkëlqyeshëm për dezinfektim, kështu që me themel do t’i pastroni shputat.
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të