Në latinisht, emri i luleakullit është ‘sempervivum’ dhe përkthehet ‘ jeto përgjithmonë,’ duke rrëfyer kështu vetitë e mrekullueshme të saj. Luleakulli përdoret shpesh në mjekësinë popullore për shkak të aftësive luftuese kundër inflamacionit dhe nxitëse të urinimit. Luleakulli përmban taninë, vajra esencialë, acid malik, rrëshirë, acid methanoik e të tjerë.
Shumë studime kanë konfirmuar se luleakulli përmban flavonoidë dhe karbohidrate. Luleakulli mund të përdoret në formën e lëngut, yndyrës dhe çajit. Në formën e çajit, kjo bimë e njohur përdoret për të trajtuar lëndimet, çarjet e lëkurës, ulçerën, hemoroidet, parazitët në zorë, acarimet e fytit apo diabetin. Në artikullin e mëposhtëm të AgroWeb.org do të zbuloni se si të përgatisni çajin e luleakullit.
Përbërësit për trajtimin e dhimbjeve
• 200 mililitra ujë të nxehtë
• 2 gjethe të luleakullit të grira hollë.
Përgatitja:
Hidhini gjethet në një çajnik dhe hidhni sipër tyre ujin e nxehtë. Lërini të qëndrojnë për 2 orë dhe më pas kullojeni lëngun. Pini çerek filxhani përpara çdo vakti 3 deri në 4 herë në ditë. Ky çaj është i dobishëm kundër diaresë, dhimbjeve të barkut dhe dhimbjeve të veshit. Nëse vuani nga diabeti, konsumoni çdo mëngjes një gjethe të freskët të luleakullit.
Përbërësit për kurën që pastron organizmin
• 500 gramë luleakulli
• 1kg mjaltë
Gjethet e luleakullit duhet t’i copëtoni dhe t’i shtypni me dorë në një enë të thellë. Shtoni mjaltin dhe përziejini të gjithë përbërësit. Lërini të qëndrojnë në një vend të ngrohtë për 7 ditë. Më pas, konsumoni një lugë gjelle çdo mëngjes me stomakun bosh dhe hani ushqim vetëm pas dy orësh. Kjo kurë natyrale pastron organizmin nga toksinat dhe përshpejton metabolizmin.
Luleakulli kundër hemorroideve
• 300 gramë gjethe luleakulli të shtypura fort,
• 750 gramë mjaltë lulesh
• 1 limon
Vendoseni limonin e qëruar në ujë dhe shtoni një lugë çaji me sodë buke. Lërini për një orë dhe më pas lajeni limonin dhe prijeni në feta. Këto të fundit së bashku me gjethet e luleakullit duhen grirë së bashku dhe më pas tuli i formuar duhet kulluar nëpërmjet një nape. Lëngu dhe mjalti duhen përzier me një lugë druri. E gjithë masa e krijuar duhet mbajtur në frigorifer. Çdo mëngjes përpara ngrënies duhet të konsumoni një lugë çaji. Kura duhet ndjekur me përpikmëri për një muaj e gjysëm./AgroWeb.
“Mashtruese”, debat i ashpër mes Xhenetës dhe Sarës
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në ...
Kina thotë se SHBA-ja po “luan me zjarrin”, për shkak të mbë...
Rohde falënderon Kosovën për mbështetjen pas sulmit në Gjerm...
Festat e fundvitit, fluks i shtuar i udhëtarëve në Kakavijë
Pritje mbi një orë e gjysmë te Dheu i Bardhë për të hyrë në ...