Bilioneria suedeze por e vendosur në Londër, është dhe krijuesia e një programi i cili i trajton femrat se si të gjejnë një partner ideal por më e rëndësishmja, një partner të pasur për veten e tyre.
33-vjeçarja e quajtur Anna Bey, njihet për mendimet e saj kontroverse, por të thëna me zë të lartë dhe plot siguri.
Në artikullin e rradhës, ajo ka publikuar 5 llojet e meshkujve me të cilët, sipas saj, nuk duhet të merreni kurrë.
Ja cilët janë ato :
1 – Milionerë të cilët i kanë trashëguar paratë nga familja, në vend që ti kenë fituar vetë ato.
Anna shprehet se nëse ti je një vajzë e thjeshtë, atëherë këto lloj familjesh me siguri nuk do të të pranonin kurrë, pasi ata do të donin dikë të kategorisë së tyre për t’ju bashkuar familjes.
Gjithashtu ajo shton, se fakti që një burrë është i pasur, nuk do të thotë që ai është inteligjent, apo xhentil apo i sjellshëm, dhe zakonisht burrat që nuk i kanë fituar vetë lekët e tyre, nuk kanë asnjë nga cilësitë e më sipërme.
2- Djemtë e lëvizshëm që nuk lënë festë pa shkuar.
‘Mos mendoni që do të gjeni bashkëshortin tuaj të ardhshëm, në ndonjë parti, apo në festivalet luksoze. Sado të dhënë të duken pas jush, ata janë të paqëndrueshëm dhe nuk do të mjaftohen kurrë vetëm më ju’, shprehet bilioneria 33-vjeçare.
3- Djemtë që vinë nga besime fetare të kundërta me ju.
code it albania
Anna i këshillon femrat të rrinë larg, meshkujve që janë shumë fanatik, tradicional dhe kanë besime morale shumë të ndryshme nga të tyren. Ajo thotë se është suportuese e martesave me besime të ndryshme, por jo kur meshkujt janë mendje ngushtë, dhe duan të nënshtrojnë femrën që kanë në krah.
4- Narcistët.
33-vjeçarja, thotë se në botën e njerzëve të pasur, ka një numër të pafundmë meshkujsh të cilët janë të etur për pushtet dhe para, edhe pse tashmë kanë mjaftueshëm.
Meshkujt me çrregullimin e narcistit, janë shumë të dëmshëm dhe toksik për parteren e tyre.
5- Meshkujt që punojnë më shumë seç duhet.
Anna tregon se meshkujt që punojnë gjithë kohës, dhe kanë shumë pak kohë për të kaluar me ju, nuk ja vlejnë dhe aq shumë.
Sado që t’ju dojë, prioriteti i tij i parë do të jetë gjithmonë puna./lexo/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...