Trendet e reja të rroba banjove për këtë verë duket se nuk lënë vend thuajse fare për imagjinatën. Për t’u ekspozuar sa më mirë në diell një ndër modelet që stilistët propozojnë janë ato me lidhëse.
Prerja me bel të lartë edhe këtë vit do të jetë ndër kostumet më të përdorura të verës, shpeshherë të kombinuara me rrip të hollë në mes.
Stil i përdorur edhe për truporet. Ndonëse nuk të lejojnë të marrësh rrezet e diellit në mënyrë të njëtrajtshme, ato të japin mundësinë të dukeni sa më bukur, me format nga më të ndryshmet që stilistët propozojnë.
E nëse ndalemi tek ngjyrat duket se koleksioneve të 2019 nuk do t’i mungojë asnjë prej tyre, motivet floreale e jo vetëm. Për mos t’u harruar, kimonot vathët e mëdhenj dhe kapelet, aksesorët që do bëjnë të gjithë të kthejnë sytë drejt jush./tvklan/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...