Google ADS

Bie poshtë teoria se “duhani t’bën me shoqëri”, studimi anglez provon të kundërtën

09:22 | 15 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Duhanpirësit mund të bëhen më të izoluar dhe më të vetmuar ndërsa rriten, thotë një studim i ri.

Hulumtimet e mëparshme kanë zbuluar se njerëzit që janë të izoluar dhe të vetmuar kanë më shumë gjasa të pinë duhan, ndërsa ky studim, i pari i këtij lloji, ka gjetur se pirja e duhani mund të dërgojë në nivele më të larta izolimi dhe vetmie, transmeton portal arbresh.info

Hulumtimi, i botuar këtë javë në The Lancet Regional Health Europe dhe i udhëhequr nga Imperial College London dhe studiues të UCL, ekzaminoi marrëdhënien midis pirjes së duhanit dhe zhvillimit të izolimit social dhe vetmisë.

Studimi ka gjetur se me kalimin e kohës, njerëzit që pinë duhan kanë parë ndryshime në statusin e tyre social, ndërsa u bënë më pak të angazhuar në rrethin shoqëror.

Mëqë shumë njerëz i vënë qëllime vetes që të lënë duhanin në një periudhë të caktuar të vitit, shkencëtarët besojnë se studimi mund t’ju vijë atyre në ndihmë.

“Hulumtimi ynë sugjeron se pirja e duhanit është e keqe për aspektet e shëndetit psikologjik dhe social, përveç ndikimeve fizike të vërtetuara mirë të pirjes së duhanit,” tha autori i studimit, Dr Keir Philip, nga Instituti Kombëtar i Zemrës dhe Mushkërive në Imperial.

“Disa njerëz mendojnë se pirja e duhanit është një aktivitet social, por studimi ynë nuk e mbështeti këtë ide. Gjatë studimit ne kemi gjetur se duhanpirësit në fakt bëhen më të izoluar dhe më të vetmuar”, shtoi ai.

Shkencëtarët theksuar se duhanpirësit janë më të vetmuar për shkak se kanë angazhime të vogla sociale me familjen apo miqtë dhe janë gjithnjë e më dembelë për aktivitete kultutore dhe mund të jetojnë vetëm.

Studimi është vëzhgues kështu që nuk mund të përcaktojë shkakun e kësaj lidhjeje, por autorët spekulojnë se mund të ndodh për shkak të një sërë faktorësh.

Për shembull, duhanpirësit janë në një rrezik të shtuar të zhvillimit të gulçimit dhe problemeve të tjera shëndetësore fizike, duke përfshirë sëmundjet e mushkërive dhe të zemrës, të cilat kufizojnë aftësinë e tyre për t’u shoqëruar.

Po kështu, pirja e duhanit shoqërohet me një rrezik në rritje të problemeve të shëndetit mendor, të tilla si ankthi dhe depresioni, të cilat mund të ndikojnë në sasinë që dikush shoqërohet./arbresh.info/

Të ngjashme