“Martesa është një pasuri e shëndetshme”, shkruante një psikolog nga Britania e Madhe në vitin 1858.
William Far kishte arritur në përfundim se njerëzit e martuar janë më të mirë sesa ata që jetojnë vetëm.
Megjithatë, në vitin 2017 kjo teori morri fund, shkruan “Science”, transmeton portali arbresh.info
Në historinë e kohëve të fundit, nuk ka pasur asnjëherë më shumë njerëz beqar sesa në këtë vit që po lëmë pas.
Shkenca ka ardhur në përfundim se të qenit beqar nuk është gjë e keqe, duke dhënë edhe këto 6 arsye.
Beqarët janë më të fuqishëm se kurrë më parë
Në vitin 2017, Zyra e Regjistrimit raportoi se një numër rekord i të rriturve në SHBA kanë zgjedhur të qëndrojnë beqarë. Më shumë se 110 milionë banorë ishin të divorcuar ose kanë ngelur pa njërin partner. Të jetuarit vetëm është duke bërë gjithnjë e më popullore. Të njejtin shqetësim ndan edhe Kanada, e cila ka theksuar se për herë të parë në historinë e saj, numri i njerëzve që rrinë të pamartuar është rritur.
Martesa nuk konsiderohet më si pjesë e rëndësishme e moshës madhore
Një gjysmë shekulli më parë, amerikanët që nuk ishin të martuar nuk e konsideronin vetën të rritur. Një gjë e tillë nuk ndodh më. Sipas një raporti të Zyrës së Regjistrimit të vitit 2017, më shumë se gjysma e pjesëmarrësve në një mostër përfaqësuese kombëtare (55 përqind) thanë se martesa nuk ishte një kriter i rëndësishëm për t’u ndjerë i rritur. Përqindja e njejtë tha se të kesh fëmijë nuk do të thotë që të përcakton pjekurinë. Tani për tani gjëja më e rëndësishme është përfundimi i shkollimit formal dhe puna me orar të plotë.
Gjimnazistët sikur kanë hequr dorë nga seksi
Në një studim të bërë këtë vjeshtë, psikologët Jean M. Tëenge dhe Heejung Park analizuan katër dhjetëvjeçarë të dhënash (1976-2016) për seksin dhe përvojat e takimit të më shumë se 8 milionë nxënësve . Përqindja e adoleshentëve që dalin në takime ka rënë dukshëm gjatë viteve të fundit. Gjithashtu, ka rënë edhe përqindja e të kryerit marrëdhënie seksuale.
Beqarët bëjnë seks më shumë se të martuarit
Sipas studimeve të fundit, që kanë analizuar më shumë 26 mijë njerëz në periudhën 1989 dhe 2014, studiuesit kanë gjetur se personat e moshës madhore kryejnë nëntë herë më pak seks se përsonat e moshës së njejtë gjatë viteve ’90. Studiuesit kanë gjetur, se njerëzit beqarë bëjën seks më shumë se ata që janë të martuar.
Të jesh në një marrëdhënie nuk do të thotë vetëvlerësim
Përderisa adoleshentët duan që të shpeshtojnë takimet, të rriturit janë skeptikë, prandaj pyesin se “a ja vlen të lidhesh më dikë?”. Një studim i kryer mbi marrëdhëniet romantike dhe vetëvlerësimin, që ka studiuar më shumë se 9 mijë të rritur në Gjermani, ka gjetur se “marrëdhënia mund të përmisojë vetëvlerësimin vetëm nëse është funksionale”. Sipas studimit, marrëdhëniet që nuk japin këtë vlerë, përfundojnë shumë shpejt.
Martesë nuk do të thotë shëndet më i mirë
Një pjesë e mitologjisë së martesës, e mbështetur nga shkrimet shkencore, ka gjetur se njerëzit janë më të shëndetshëm nëse janë të martuar. Logjika dërgon te ajo që çiftet e martuara marrin të gjithë mbështetjen e dashur nga njëri-tjetri, por edhe kjo teori është hedhur poshtë gjatë vitit 2017. Studimi që ka hulumtuar më shume se 79 mijë femra në SHBA, ka theksuar se beqareshat i janë kushtuar më shumë shëndetit. Studimi ka gjetur se gratë që nuk kanë pasur marrëdhënie të mirë, kanë filuar t’i nënshtrohen alkoolit dhe pirjes së duhanit./arbresh.info/
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...