Google ADS

Benefitet e përdorimit të vajit të rigonit

09:23 | 4 Qershor 2024
R J

Vaji i rigonit është përdorur prej shekujsh në mjekësinë popullore të vendeve të ndryshme të botës.

Ai rekomandohet për të trajtuar infeksione të sistemit të frymëmarrjes, inflamacionin kronik, infeksionet urinare dhe verdhzën.

Studimet laboratorike thonë se ky vaj është i fuqishëm kundër baktereve, sidomos atyre të transmetuar nëpërmjet ushqimit.

Rigoni është shumë i pasur me kalçium, magnez, zink, kalium, bakër dhe mangan.

Vaji i tij është i sigurt për konsum, madje mund të merret së bashku me antibiotikët për një luftë efikase kundër këtyre mikroorganizmave.

Ai mund të pastrojë të gjithë sistemin e frymëmarrjes sepse përmban flavonoidë dhe substanca të tjera natyrale me efekt zhbllokues.

Kura Me Vaj Rigoni 

Ekspertët e mjekësisë popullore thonë se mjaftojnë 3 pika vaj rigoni në ditë për 4 ditë me rradhë, për të përmirësuar shëndetin dhe për t’u shëruar nga simptomat e të ftohurës apo infeksioneve.

Këto pika ju mund t’i shtoni edhe në një gotë me lëng portokalli.

Një alternativë tjetër është t’i tresni këto tre pika në një gotë me ujë dhe ta pini atë.

Ekspertët rekomandojnë se vaji i rigonit ka aftësi të forta kundër baktereve ndaj nuk duhet tepruar me të.

Sipas tyre, njerëzit mund të pijnë dy deri në tre pika me vaj esnecial në ditë dhe jo më shumë.

Arsyeja e këtij rekomandimi është se vaji rigonit mund të shkatërrojë bakteret e këqija dhe të mira në organizëm.

Fakte Interesante Për Rigonin

Rigoni është përdorur në mjekësinë popullore të Kinës, Greqisë dhe Romës së Lashtë për 5000 vjet me rradhë.

Në mitologjinë greke, ishte Afërdita ajo që e krijoi rigonin si një simbol të lumturisë.

Përgatiteni Vajin e Rigonit Në Shtëpi

Ju nevojiten

Dy filxhanë të mbushur plot me gjethe rigoni.

1 filxhan me vaji ulliri ekstra të virgjër.

Kavanoz qelqi me kapak.

Përgatitja

Lajeni rigonin me ujë të bollshëm dhe më pas thajeni.

Gjethet hidhini në kavanozin e qelqit dhe ngjeshini në pjesën fundore që të çlirojnë sa më shumë vaj esencial. Hidhni vajin e ullirit sipër tyre dhe përziejini.

AgroWeb.org ju sugjeron që vaji të jetë pak i ngrohtë.

Ngroheni atë në mikrovalë ose në një enë. Pas hedhjes së vajit të ullirit në kavanoz, mbylleni kapakun dhe lëreni mënjanë për një deri në dy javë.

Mbajeni kavanozin në një vend të freskët dhe të errët.

Tundeni atë rregullisht. Me kalimin e ditëve, lëngu do të marrë një ngjyrë të ndezur të kafenjtë.

Më pas kullojeni dhe ruajeni vajin në kavanoz qelqi në frigorifer.

Vaji i rigonit lufton inflamacionin dhe është i pasur me antioksidantë gjë që e bën një thesar të vërtetë për sistemin imunitar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme