Bëjeni këtë maskë çdo mëngjes dhe do të dukeni shumë më të rinj

08:52 | 30 Maj 2017
Arbresh.info

Ndërsa mendjet më të mira në shkencë dhe mjekësi janë duke punuar shumë për të shpikur metoda të reja për zgjatjen e jetës sonë, duket se ekziston një mënyrë për të “ndaluar” kohën.

Më poshtë e keni sekretin e çmuar: gjithçka që ju duhet që të zgjoheni të rinj çdo ditë janë kafeja dhe qumështi:

Çfarë ju duhet?

Kafe e pjekur: Bluarja e saj sa më e mire nuk do të dëmtojë lëkurën tuaj.

Qumështi: Është mirë që të përdorni qumështin me më pak yndyrë, sepse kafja vetvetiu përmban vajra të mjaftueshme.

Një tas për përzierjen.

Një lugë për aplikimin dhe heqjen e maskës: Përdorimi i një brushe nuk rekomandohet pasi grimcat e kafesë mund të mbesin në qimet e brushës.

Si ta përgatisni?

Vendoseni kafenë në një enë, më pas shtoni edhe qumështin: Përzieni mirë derisa të krijoni një masë homogjene.

Vendoseni maskën në fytyrë duke pasur kujdes në zonën rreth syve.

Prisni 15-20 minuta derisa këta përbërës të kryejnë efektin e duhur në lëkurë. Më pas largojeni maskën me ujë të vakët.

Rezultatet e kësaj maske do t’i shihni shumë shpejt!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme