Gjatë një studimi që zgjati më shumë se 30 vjet dhe përfshiu më shumë se 15,000 njerëz, Jeffrey Hall i Universitetit të Kansas arriti në një përfundim të habitshëm.
“Njerëzit mendojnë se partnerët e tyre duhet të kenë sens humori. Në thelb, është një term i gjërë. Nëse ata mendojnë se me humor mund të tejkalojnë secilën sfidë, atëherë edhe marrëdhënia e tyre do të mbijetojë. Humori në këtë rast lidhet me kënaqësinë e marrëdhënies që mund të zhvillojnë çiftet së bashku”, tha Hall, transmeton portali arbresh.info
Ai theksoi se aftësia për të bërë partnerin të buzëqeshë ndërton siguri në një marrëdhënie.
“E qeshura së bashku është sigurisht një tregues i rëndësishëm i tërheqjes midis çifteve,” theksoi studiuesi.
Ai gjithashtu tha që hulumtimet tregojnë se nëse e merrni seriozisht provokimin me qëllim të mirë të partnerit tuaj, kjo mund të ketë një efekt të keq në marrëdhënie./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...