Pas 69 vjetësh martesë, lidhja e një çifti mund të jetë aq e fortë sa mund të jetojnë së bashku deri në frymën e fundit.
Ka ndodhur në një spital në Çikago, ku bashkëshortët argjentinas Teresa 89 vjeçe dhe Isaac Vatkin, 91, kanë ndërruar jetë dorë për dore vetëm në 40 minuta distancë. Për të dy, ku ndodheshin në “Highland Park Hospital” të Skokie, në Illinois, nuk kishte më shpresa për të mbijetuar. Shtretërit e tyre u bashkuan në të njëjtën dhomë dhe ata qëndruan dorë për dore deri në sekondën e fundit.
Djali Leo Vatkin, ka publikuar foto të prindërve të tij si imazh në profilin kryesor të llogarisë së tij në “Facebook”. “Nuk doja t’i humbisja, – ka treguar nipi i çifti, William, – por nuk mund të kërkoja më shumë: ndërruan jetë dorë për dore”.
Zoti Vatkin ishte tregtar, ndërsa zonja e tij ishte një shtëpiake dhe manikyriste. Ata kishin 3 fëmijë dhe ruanin një marrëdhënie të ngushtë edhe me nipërit.
Në fillim ndërroi jetën Teresa, për shkak të sëmundjes së Alzheimerit. 40 minuta më pas Isaac, i cili e vizitonte çdo ditë dhe kishte mësuar edhe kompjuterin për të bërë kërkime për sëmundjen që kishte dhe mbi kurat e mundshme, por e arriti në qiell.
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...
Policia del me reagim zyrtar për sulmin e kanalit të “Iber L...
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...