Në librin e tij të kujtimeve, “A Promised Land” (Një tokë e premtuar), ish-presidenti Barack Obama zbuloi se si të qenurit në Shtëpinë e Bardhë e tensionoi martesën e tij me Michelle Obama.Ndërkohë, së fundmi, në një intervistë të re me People, Barack diskutoi më tej për stresin nën të cilin ishte Michelle dhe si ata e rregulluan lidhjen e tyre pas daljes nga Shtëpia e Bardhë.
Sipas Barack, problemet e tij të martesës ishin “e vërteta e kohës së tyre në Shtëpinë e Bardhë”, duke shtuar:“ Michelle besonte shumë në punën që bëja, por ajo ishte më skeptike në lidhje me politikën dhe më e kujdesshme për sakrificat ndaj familjes.”Ndërsa, ish-Zonja e Parë është më e lidhur me streset familjare dhe politike, Barack tha se është tipi që thotë:“ S’ka problem. Do shkojë mirë”, pra, prirem të shqetësohem më pak.
Sidoqoftë, Obama mendon se marrëdhënia e tyre ia doli të mbijetonte mirë për tetë vite në Shtëpinë e Bardhë.“Unë mendoj se ne kemi dalë të plotë prej atij vendi. Patëm gëzime të mëdha në Shtëpinë e Bardhë. Nuk ka patur kurrë një moment, kur nuk e kemi kuptuar se çfarë privilegji i jashtëzakonshëm ishte të ishim atje. Më e rëndësishmja, fëmijët tanë dolën të paprekur dhe ata janë të mrekullueshëm, të mirë, kreativë dhe mendojnë për të tjerët. Pra, të gjitha këto janë një lloj lehtësimi.”Ish-presidenti thotë se e dinte që gjërat duhej të ktheheshin në rrugën e duhur mes tij dhe Michelle.
“Gjatë kohës që ishim atje, Michelle ndjente një tension të madh. Presioni, stresi, nevoja për të rregulluar gjithçka, nevoja për të qenë “gati” në çdo moment. Ka patur raste kur mendoj se ajo ishte e irrituar, e trishtuar ose e zemëruar, por e dinte që kisha Afganistanin ose krizën financiare për t’u shqetësuar, kështu që nuk më tregonte gjë.”
Gjërat u përmirësuan sapo dy mandatet e tij u mbyllën.
“Ishte sikur kishim mbajtur frymën për shumë kohë dhe më në fund, e lëshuam. U desh pak kohë që ajo të më tregonte se si ishte ndjerë, por ajo vendosi të fliste me mua dhe më në fund, ishte në gjendje të merrte frymë dhe të relaksohej.”
Ai vazhdoi:
“E dini fjalën e urtë: “Nëse mamaja është e lumtur, të gjithë janë të lumtur”. Kjo vlen shumë për familjen tonë.”
Duke shkuar më tej, ai zbuloi se Michelle “ka qenë më e relaksuar dhe më e lumtur që kur kemi lënë detyrën”, dhe “kjo na lejoi të shijonim thjesht dashurinë e thellë që vjen me një martesë kaq të gjatë, por gjithashtu të bëhemi përsëri miq”.
Vajzat, Malia dhe Sasha Obama, tani dy studente kolegji, janë gjithashtu në gjendje të pushojnë.
“Tani që vajzat tona u rritën dhe ne nuk kemi më aq shumë shqetësime për to, unë dhe Michelle mund të qeshim dhe të kalojmë më shumë kohë me njëri-tjetrin.”/lapsi/
Inter kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...
“Prej që të lash, s’munde me bë as këngën” – Xheneta i thotë...
Lidhja e fortë mes mungesës së zinkut dhe tensionit të gjaku...
Interi kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë, Kristjan As...
Kamberi: Serbia po tenton të izoloj shqiptarët e Luginës