Dietologët japin arsyet përse nuk duhet të hani banane në mëngjes.
Të gjithë e dimë tashmë që mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës dhe ndoshta jeni të kënaqur që bëni pjesë tek njerëzit që nuk i rezistojnë dot tundimit për të ngrënë një vakt të mirë në mëngjes.
Por ka disa njerëz të tjerë të cilët nuk preferojnë të hanë mëngjes, por thjesht konsumojnë një banane në vend të mëngjesit.
E dimë që kjo gjë është e lehtë. Kjo pasi nuk ju vonon për në punë ose në aktivitet tuaja të ditës.
Por nëse deri sot ju e keni konsumuar bananen në mëngjes, ne ju sugjerojmë që të mos e bëni më, pasi kjo gjë sipas dietologëve është e gabuar.
Bananet kanë në përbërjen e tyre mesatarisht 25% sheqer, që japin energji në momentet e para, por të lënë në një gjendje gjumi dhe lodhjeje vetëm pak më vonë. Gjithashtu krijojnë probleme me sistemin tretës.
Për shkak se përmbajtja e lartë e sheqerit prish nivelin e insulinës, ju duhet ta mbani nën kontroll gjendjen e sheqerit gjatë gjithë ditës për të mos prishur ekuilibrin.
Koha më e mirë për të ngrënë banane është 45 minuta pas ushtrimeve fizike mjaft intensive. Kjo sepse muskujt duhet të plotësohen me yndyrën që kanë djegur.
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...