Shuplaka dhe shqelma: Një studim zviceran tregon se prindërit nga Ballkani sillen keq ndaj fëmijëve të tyre.
Në shumë familje në Zvicër fëmiijët ende përjetojnë dhunë. Shifrat janë shqetësuese, sipas mediave zvicerane, të cilat i referohen një studimi të Shkollës së Lartë të Zürichut për Shkenca Aplikative (ZHAW). Prindërit i godasin fëmijët e tyre me gjësende, me grushta apo me shqelm.
Fëmijët me prindër nga Kosova, Serbia dhe Maqedonia vuajnë më së shumti nga prindërit e dhunshëm: 40 për qind e fëmijëve me origjinë nga këto vende përjetojnë dhunë masive nga prindërit e tyre – dyfish më shumë se mesatarja zvicerane. Po aq të dhunshëm përshkruhen edhe prindërit portugezë. Anketa është zhvilluar me 4600 të rinj të moshës 17-vjeçare.
Udhëheqësi i studimit Peter Rieker nga Universiteti i Zürichut ka thënë se ushtrimi i dhunës ndaj fëmijëve ka të bëjë me normat patriarkale. Rreziku nga dhuna, sipas tij, është më i lartë në rast se prindërit janë të papunë dhe kanë vështirësi t’i mbajnë fëmijët. Prindërit zviceranë më shumë godasin me shuplakë, ka treguar studimi. Shuplaka nuk është e ndaluar me ligj, sepse disa kërkesa përkatëse të deputetëve kanë dështuar.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...