Baklava është një desert që është zhvilluar më tepër nga kuzhina e vjetër osmane. Është e bërë nga shtresat e brumit të mbushura me arra të copëtuara.
Pas pjekjes i shtohet shurup i ëmbël ose edhe mjaltë. Rezultati është jashtëzakonisht i shijshëm.
Bakllava është një shembull i zgjuarsisë njerëzore në zhvillimin e ushqimit dhe jo vetëm që ushqen trupin, por i sjell relaks edhe mendjes e trupit nga shija e saj e mirë. Baklava tani shërbehet në shumë vende të globit, në shumë zona edhe gjatë ceremonive fetare, transmeton lajmi.net
Kështu, të krishterët i shërbejnë bakllavat në Krishtlindje dhe Pashkë, muslimanët gjatë Ramazanit dhe festave të Bajramit, madje edhe çifutët shpesh e shijojnë gjatë festave të tyre religjioze.
Receta më e vjetër e shekullit të 2-të, e cila ngjan me ëmbëlsirë është kultivuar edhe në Perandorinë Romake, madje kuzhina romake këtë recetë ek ishte marrë nga grekët, megjithatë kjo bakllava është tradicion latin.
Por, ja si mund të përgadisni një bakllavë greke shumë të shijshme:
Përbërësit:
1 margarinë
1 filxhan gjalpë të shkrirë
3/4 filxhan sheqer
1 lugë çaji kanellë
2 gota arra të coptuara
1/2 filxhan ujë
1/4 filxhan lëng limoni
1/4 filxhan mjaltë
Udhëzimet:
Shtresoni gjysmën e petëve, duke larë çdo petë në mënyrë të barabartë me gjalpë dhe palosni ato.
Përzieni 1/4 të filxhanit me sheqer dhe kanellën, gjithashtu në këtë masë shtoni arrat. Sasinë e holluar të përzier me arra në mënyrë të barabartë shtoni edhe margarinin. Shtresën tjetër të mbetur vendoseni mbi fletët e tjera (pjesën e dytë të petëve). Pritni në mënyrë diagonale, duke prerë plotësisht nëpër të gjitha shtresat. Piqeni në furrë të nxehur rreth një orë.
Kombinoni sheqerin e mbetur me ujin, lëngun e limonit dhe mjaltin, Nxehni deri në vlim dhe derdhni në mënyrë të barabartë mbi bakllavën e nxehtë. Le të qëndrojë lirshëm 8 orë gjatë natës.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...