Ngjarja tronditëse ka ndodhur në San Francisco.
Autoritetet që po hetojnë mbi rastin kanë theksuar se babai vrau djalin e tij nëntë vjeç dhe më pas veten, pasi ishte në betejë ligjore me nënën e djalit për vaksinat e tij dhe kujdesin shëndetësor, shkruan Daily Mail, transmeton portal arbresh.info
Stephen O’Loughlin, 49 vjeç dhe djali i tij, Pierce, u gjetën të vdekur nga plagët me armë zjarri brenda banesës së tij në Marina District të San Francisco të mërkurën në mbrëmje nga policia duke kryer një kontroll të mirëqenies me kërkesë të nënës së djalit.
Sipas ish-gruas së tij, babai i djalit vuante nga shëndeti mendor dhe situata e fundit mbi vaksinimet e kishte bërë atë edhe më paranoik.
Babai kishte refuzuar të lejonte që djali i tij të vaksinohej që në moshë të re, duke pretenduar se Pierce ishte i dëmtuar nga vaksina dhe kishte pësuar efekte anësore serioze si rezultat i marrjes së vaksinave të fëmijëve, përfshirë të vjellat dhe humbjen e peshës.
Vaksinimi i fëmijëve është një temë e nxehtë në disa nga vendet e botës. Shumë prindër nuk duan që fëmijët e tyre të vaksinohen, ndërsa sipas mjekësisë vaksinat e fëmijëve janë mëse të nevojshme për një shëndet më të mirë./arbresh.info/
Katër ushqime mund të ulin kolesterolin e lartë, pohon një n...
Kosova e mbyll me fitore ndaj Lituanisë kampanjën në Ligën e...
Rikthehet historia me Atillën, Drenusha: Nuk kam ardhur të l...
Haradinaj për asociacionin: Në javën e parë të qeverisjes do...
Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje...
Abdixhiku: Ndryshimi po vjen, ata që mashtrojnë nuk do të sh...