Babai mbaron maratonën duke mbajtur në krahë djalin me Sindrome Down

22:21 | 11 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Një fotografi e përhapur nëpër rrjetet sociale ka prekur zemrat e shumë njerëzve nëpër botë.

Në vijën e finishit në maratonën e qytetit të Nju Jorkut, ky baba u kthye në hit në mediat sociale, pasi shfaqi dashurinë e madhe që kanë baballarët për fëmijët e tyre, transmeton portali arbresh.info

Burri që po vraponte ishte shkencëtari Robby Ketchell, ka thnënë një dëshmitare e rastit, i cili po mbante në krahë djalin e tij të cilin e kishte marrë gjumi dhe i cili vuan nga Sindromë Doën.

Sipas gruas së tij, Ketchell tregon një kujdes shumë të madh për djalin e tyre.

Për “Runner’s World” ai ka thënë se të kesh një fëmijë me këtë sëmundje të jep një perspektivë tjetër për jetën dhe dashuria bëhet edhe më e fortë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme