Një baba indian rreth të 60-ve e prezantoi vajzën e tij 35 vjeçare tek disa miq të tij në një panair në Kamlapur dhe më vonë ua bëri atyre “dhuratë” një përdhunim të së bijës.
Mediat raportojnë se ai u bashkua me ta në përdhunimin e saj për 18 orë.
Times of India shkruan për një përdhunim të tmerrshëm, që ka lënë pasoja të rënda mbi vajzën. Të hënën në mbrëmje, ajo arriti të shpëtojë dhe iku në shtëpinë e saj, nga ku mamaja e saj e thirri policinë sapo mësoi për ngjarjen.
Policia njoftoi se babai u arrestua. Një nga bashkëpunëtorët e tij ishte arrestuar gjithashtu, por tjetri është arratisur.
Lajmi i sulmit seksual ndaj kësaj vajzë vjen në një kohë që kriza e përdhunimeve edhe të vajzave minorene në Indi është thelluar mes një serie krimesh seksuale tronditëse kundër grave në vend./gsh/
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani