Mbajeni veten – një brez i ri i Elon Musks mund të jetë së shpejti në horizont.
Babait të shefit të Tesla-s, Errol Musk, i është kërkuar që të dhurojë spermën e tij për disa gra të Amerikës së Jugut – vetëm disa ditë pasi ai konfirmoi se kishte një fëmijë me vajzën e gruas së tij të dytë, transmeton portal arbresh.info
Ai ka deklaruar se sperma e tij është “lakmuar” nga një kompani në Kolumbi, pasi përmban të njejtat gjene gjeniale me njeriun më të pasur në botë, duke iu referuar djalit të tij, Elon Musk.
“Është një kompani që dëshiron që unë të dhurojë spermë për gratë e klasit të lartë”, tha ai për The Sun.
Errol, i cili ka shtatë fëmijë me tre gra të ndryshme, nuk e ka përjashtuar mundësin e dhurimit të spermës.
“Pse jo?!”, tha ai kur u pyet nëse do të dhuronte spermë.
Në një intevistë të mëparshme ai ka deklarur se qëllimi i jetës së tij është riprodhimi, duke shtuar se “e vetmja gjë për të cilën jemi në Tokë është të riprodhojmë”./arbresh.info/
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...