Një kafene në Strobl, në liqenin Wolfgangze në komunën e Salzburgut, ka habitur austriakët, pasi ka vendosur që t’ju shërbejë vetëm atyre që nuk janë vaksinuar kundër koronavirusit.
Pronari i kafes që shërben edhe si pjesë e një dyqanit për shitjen e gjërave bio, nuk ka dashur të komentojë vendimin, por sipas mediave austriake, ai ka refuzuar edhe që t’i përgjigjet autoriteteve në lidhje me vendimin që ka marrë, transmeton portal arbresh.info
Edhe pse nuk është i kënaqur me këtë vendim, kryebashkiaku i Strobl, Josef Weikinger, thotë se kjo procedurë nuk është e paligjshme dhe tregon se me këtë vendim, pronari do të ndikojë vetëm që mysafirët të mos vijnë në këtë kafene, sepse nuk korrespondojnë me udhëzimet e këtij qyteti dhe shteti.
Sylvia Traunëiser, një profesoreshë e filozofisë së ligjit në Universitetin e Salzburgut, thotë se ky rast është vetëm një konfirmim tjetër i distancës së shumë njerëzve nga sistemi klasik socio-politik dhe shëndetësor.
“Unë besoj se pandemia ka ndarë shoqërinë, por jo vetëm shoqërinë. Ajo gjithashtu hyn në shumë pore të tjera të jetës shoqërore, kështu që për shembull mund të shkaktojë konflikte midis punonjësve në kompani ose brenda familjes, por gjithashtu mund të dërgojë edhe në prishjen e miqësive”, tha ajo./arbresh.info/
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty