Një pensioniste që ishte nisur për të paguar 6 mijë dollarë për varrin e burrit të saj të ndjerë, harroi çantën me lekët në një tren në Sidneji të Australisë.
E veja En Huynh, 72 vjeç, tërhoqi nga llogaria e saj e kursimeve të hënën për të paguar për varrezën e burrit të saj. Por gjatë rrugës, ajo la çantën e saj në tren.
Mr Huynh kishte frikë se kurrë nuk do të shihte paratë e saj përsëri.
Por fatmirësisht, “Samaritani” i mirë Adem Gashi e gjeti çantën dhe nisi përpjekjet për ta rikthyer tek pronari i saj i ligjshëm.
Z. Gashi shikoi një adresë në qese dhe gjeti zonjën Huynh të hënën pasdite.
Ai tha për “7 News” se po udhëtonte nga Liverpooli në Fairfield të hënën në mëngjes kur e pa gruan të largohej nga karroca pa qesen e saj.
Djali i Huynh tha se familja do të përdorë paratë për të paguar për gurin e varrit të babait./ora news/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...