Personat që ndalojnë shpesh alarmin në mëngjes cilëson si përtacë dhe të padisiplinuar, dhe shpeshherë besojnë që ato dhjetë minuta shtesë çdo mëngjes mund të prishin ritmin cirkadian.
E kush nuk e ka bërë një sy gjumë pas injorimit të alarmit?
Por nëse jeni një nga ata persona, shkenca ka lajme të mira për ju: Ju mund të jeni më inteligjentë, më kreativë dhe më të lumtur se ata që ngritën nga shtrati qysh me zilen e parë, transmeton portali arbresh.info.
Studimi britanik “Pse ‘hutat’ e natës janë më inteligjentë’ e lidh injorimin e alarmit me kreativitet, inteligjencë dhe shpirt të pavarur.
Autorët Satoshi Kanazawa dhe Kaja Perina argumentojnë se jemi shumë më të mirë të përshtatur në mënyrën e të jetuarit (dhe gjumit) sikurse bënë paraardhësit tanë, që do të thotë se ngritja e hershme nga gjumi në mëngjes dhe veçanërisht adaptimi me jetën moderne është një shenjë e inteligjencës së jashtëzakonshme.
Në terma të thjeshtë kjo do të thotë: Duhet të jesh një person i mençur për t’u marrë me butonin e shtyrjes së alarmit për shkak se është një shpikje e kohëve të fundit dhe se evolucioni në vetvete nuk ka bërë asgjë për të na përgatitur për të./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...