Ata që kanë qëndruar gjatë beqarë janë partnerët më të mirë

23:09 | 8 Prill 2018
Trina Galanxhi

Ju mund të mendoni se është gjë e keqe për dikë që ka qëndruar gjatë beqar, por e keni gabim.

Shumë studime sugjerojnë se personat që kanë qëndruar beqarë për një kohë të gjatë, janë partnerë më të mirë, transmeton portali arbresh.info

Më poshtë mund të gjeni shtatë arsyet për të kuptuar se pse studimet e vlerësojnë këtë gjë.

Beqarët janë më social

Një studim ka gjetur se njerëzit beqarë shpesh janë më afër prindërve, vëllezërve, motrave, fqinjëve dhe kolegëve. Kjo vlen edhe për burrat edhe për gratë.

Ata janë më të suksesshëm

Analizat të shumta kanë zbuluar se njerëzit që jetojnë vetëm janë më të pjekur për nga jeta personale dhe kanë më pak gjasa të heqin dorë nga përmisimet në jetën e tyre.

Mendojnë për vete

I njejti hulumtim ka gjetur se njerëzit beqarë ndikohem më pak sesa ata që janë në një marrëdhënie.

Janë më të shëndetshëm

Studimet kanë gjetur se ata që nuk janë martuar asnjëherë nuk kanë kilogramë të tepërt dhe janë me fizik më të mirë. Kjo vlen më shumë për meshkujt.

Janë më të plotësuar

Sociologu dhe autori Eric Klinenberg tha se përfitimet e të qenit beqar i tejkalojnë disavantazhet. Beqarët e ndjejnë vetën të barabartë, ose shumë më të përmbushur se kolegët e tyre. Janë më aktiv në jetën sociale dhe angazhohen më shumë në komunitet.

Beqarët nuk janë obezë

Një studim ka gjetur se 62 përqind e të të anketuarve kanë fituar kilogramë pas fillimit të një marrëdhënie. Pothuajse një e treta e çifteve raportuan se aktiviteti i tyre kryesor i lidhjes ishte shikimi i televizionit dhe një në pesë thanë se e kanë fituar peshën duke ngrënë.

Në fund…beqarët janë më të lumtur

Harrojeni çdo film dhe libër që keni lexuar dhe e keni parë. Nëse nuk ju pëlqen të grindeni, atëherë rrini larg marrëdhënieve. Beqarët janë të lumtur, thotë shkenca./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme