Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për muajin dhjetor, ku theksoi që disa shenja do ta ndjejnë vërtetë atmosferën e festave të fundvitit, ndërsa disa të tjera do të kenë problematika të ndryshme si në anën ekonomike apo profesionale.
Dashi:
Në datën 15 me hyrjen e Venusit te Shigjetarët, 15 me 20 do të kenë një pesëditësh me atmosferën e fatit do ta ndjejnë dashurinë fuqishëm. Realisht do të shohin se do të zhvillohen në drejtim të planeve të tyre të biznesit, apo të hapave të tyre personale, të planeve konkrete që do të kenë që në fillim të 10 ditëshit të parë të 2021. Do të shohin se do të jetë një periudhë shumë e mirë, për sa i përket planeve konkrete profesionale. Do të thosha nuk është momentale, për të gjithë konceptohet ‘punoj sot të kem nesër’. Do të duhet të bëj diçka sot apo do më vijnë nga qielli, apo të ardhurat e momentit do t’i duhet t’i harrojmë. Kështu që për Dashin fillon kjo periudhë.
Demi:
Për sa i përket periudhës së parë, eklipsi i hënës nxjerr si zgjidhje të problematikave që mund të kenë si familje. Mund të jenë çështje që i përkasin fizikut, komunikimit apo rikuperimit, apo bashkëveprimeve, ndoshta edhe harxhimeve për festa, që do të ishte mirë që ta kontrollojne pak për pjesën e parë se do të ishte shumë më e thjeshtë që t’i gëzohen blerjeve festive mbas datës 15 me eklipsin e diellit, ku do tu hapet mundësia që në 15 me 20, të kenë mundësi të ndihmohen realisht dhe konkretisht me pjesët e ekonomisë së xhepit, që do të thotë lëvizje bankare, lëvizje mes miqsh apo do të gjejnë mbështetje të plotë me ekonominë nga njerëzit që kanë shumë afër. Mos të shqetësohen përsa i përket punës se atë ndryshimin që duan do ta kenë pa ardhur data 7 e janarit.
Binjakët:
Do tu duhet që në periudhën në të cilën ndodhen të bëjnë një bilanc, nevoja është që çfarë duan, po në fakt përpara se të shprehin nevojat e tyre, do të duhet të tregohen pak empatikë me nevojat e partnerit, apo nevojat e të tjerëve që kanë në familje. Empatia do të ishte formula e artë për të ruajtur ekuilibrin, në të kundërt mund të ketë prishje ekulibri në raporte shtëpie, dhe do të ndodh në 15 e parë të muajit. Po në fakt është e natyrshme që të kenë këto luhatje humori, pasi eklipsi atë bënë. Është e pamundur që ta shmangin, por në datën 5 shënohet një periudhë që do të jetë relativisht e gjatë. Ata kanë nevojë më shumë që të vlerësohen, të kenë baza të qendrueshme në të ardhmen dhe për disa të kenë edhe ndryshime të mira.
Gaforrja:
Në pjesën e parë deri nga data 15 ky eklips do të lërë prioritet kujdesin ndaj vetes dhe jo vetëm gaforrja, po gjithë shenjat e ujit do të vazhojnë gjithë 15-ditëshin e parë të jenë të kujdesshëm për të mbrojtur veten e tyre. Ndërkohë me largimin e Saturnit, në datën 17 do fillojnë të ndjehen jo vetëm të fortë fizikisht, mendërisht, por edhe sikur janë zgjidhur nga zinxhirët për të vendosur pikat mbi i në raportet profesionale.
Luanët:
Në pjesën e parë është nevoja për të qenë me miq dhe njëkohësisht për t’u larguar problematikave të ditëve apo të momentit. Por luanët nuk është se më shqetësojnë për sa i përket pjesës emocionale, pasi ka një formulë magjike që vetëm ata e dinë, që edhe kur mërziten e gjejnë butonin të ndryshojnë atmosferën. Mund ta gjejnë veten duke harxhuar energji për një gjë që nuk ja vlen, nuk ka nevojë t’ja qartësojë mendimin të tjerëve, por të shohin punën e tyre. Ndërsa për sa i përket fati nuk do t’ju mungojë për çdo veprim apo inisjative serioze që do të marrin.
Virgjëreshat:
Në pjesën e parë të muajit do të lënë menjanë pjesën emocionale dhe do të merren konkretisht me detyrimet e pambyllura që nga data 21 shtator e deri më tani, të cilat mund të jenë si në lidhje me bashkëpunëtorët, ashtu edhe në lidhje me bankën, si me çështje ligjore, zyrtare. T’i vendosi si prioritet nga sot në fakt deri më datën 17 me qëllim që t’i mbylli. Mos t’i mbarti në periudhë festash, sepse është më tepër nevoja për largim, për pushim, për të stakuar trurin dhe për t’u marrë me veten.
Peshorja:
Në pjesën e parë do të duhet të merret me çështje zyrtare, të lënë menjanë luhatjet e humorit se eklipsi ndikon shumë se janë të prekshëm nga hëna dhe të bëjnë të mundur të vendosin ngjyra në jetën e tyre. Do të kenë çështje të vogla për të zgjidhur, pasi të mëdhajat do të duhet të jenë pasi marsi të largohet.
Akrepi:
Në pjesën e parë do të duket sikur periudha e eklipse ju shton harxhimet. Duhet ta kontrollojnë këtë tendecë me qëllim të shpenzojnë pas datës 15, sepse nëse nuk mbajnë një kontroll është pikërisht kjo arsyeja që në datën 15 dhe vazhdimësi do t’i prish humorin, edhe pse pak e vështirë për tu kontrolluar, sepse kanë dalë në një muaj nëntor ku i kanë dal gjërave që duan.
Shigjetarët:
Kanë venusin nga sot, do të kenë eklipsin dhe ndryshimin e Staturnit në familjen e tretë të tyre që ka të bëjë me përmirësimet konkrete të asaj çfarë duan të korrin në fakt, sepse për të mbjedhur kanë tre vjet që po e bëjnë, punën gjithashtu. Ndërsa në këtë periudhë do të ishte më mirë të merren me pjesën sociale. Dashuria do të ketë një vend shumë të rëndësishëm në pjesën e tyre dhe kam bindjen që në pjesën më të madhe do të jetë e ngjyrosur shumë bukur. Duket sikur në këtë periudhë të flasësh për dashurinë është shumë e vështirë, por duket se për Shigjetarët do të jetë kryefjala. Akademikët, mësuesit, ata me pjesën e artit do të nisin një periudhë shumë më të lehtë për të arritur shkëlqimin maksimal të tyre.
Bricjapët:
Me Mërkurin në familjen e tyre i bie që të vendosin pikat e tyre mbi ‘I’, mbi diskutimet që janë bërë në familje, por edhe në ambjentet profesionale. Në 15-ditëshin e dytë do të kenë mundesinë të marrin një benefit përsa i përket çështjes së xhepit, edhe për të zbatuar ndonjë ide të tyre, ose për të treguar pak anën artistike ashtu siç e kanë dhe të kenë mundësinë të marrin vëmenje dhe vlerësim, pasi e kanë shumë të rëndësishme në këtë periudhë. Gjithsesi largimi i Saturnit nga planeti i tyre do t’i rrisi shumë ritmin dhe nga ana tjetër do t’i ndihmojë. Viti që vjen do të rezultojë shumë më me fat se 2020 që i bëri të tregonin me shumë dhunë vlerat e tyre, po nuk kanë arritur akoma që të korrin.
Ujorët:
Ndoshta e kanë nisur muajin me intonacione pak të larta për sa i përket pasigurisë ekonomike të tyre apo për sa i përket prakticitetit, por e kanë drejtëpërdrejtë me lekun në këtë periudhë pjesën e stresit. Por do të ndryshojë totalisht atmosfera duke nisur nga dita e nesërme, ose do të sjellin ide miqtë se si të përmirësohet xhepi i tyre, ose do të jetë ndihmë e drejtëpërdrejtë. Do të rezultojë shumë e mirë data 15 për zgjidhje të një çështje që ka lidhje me xhepin e tyre, pikërisht me një çështje që i ka shqetësuar periudhën e fundit që ka filluar që në datën 21 shtator.
Peshqit:
Ngelet prioritet nga eklipset, periudha e shëndetit të tyre. Ngelet edhe familja nëse kanë probleme që lidhen me fizikun deri nga data 17 prioritet. Por gjithsesi e shijojnë shumë këtë pjesën që t’i japin kohën dhe mundin e tyre në shërbim të atyre që kanë nevojë dhe do ta bëjnë me zgjedhje totalisht të ndërgjegjëshme, jo të detyruar nga halli, nga data 15 deri në 20. Pas datës 20 duket se shoqëria është ajo pavarësisht humorit të ngurtësuar që do të kenë në 10-ditëshin e festave është shoqëria që do t’i tërheqi në ambjentet e tyre./albeu
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj