Me fillimin e vitit të ri, edhe astrologët kanë përveshur mëngët dhe na tregojnë se cilat janë aventuar që duhet të ndjekim gjatë vitit 2019.
Që t’ua lehtësojnë juve dhe t’ju japin idenë se ku duhet të udhëtoni, astologët na e bëjnë shumë më të lehtë këtë “hall”, transmeton portali arbresh.info
Astologët që kanë folur për “Femail” në Daily Mail, kanë shpalsour destinacionet për ju:
Dashi
Sipas horoskopit, Dashi kërkon një aktivitet të guximshëm që jep shumë adrenalinë, prandaj udhëtimi i tyre më i mirë që mund të bëjnë në vitin 2019 është në male, duke bërë hiking dhe kayaki.
Demi
Shenja e Demit gjithnjë dëshiron të prekë gjëra më luksoze, prandaj udhëtimi më i mirë që mund të bëjnë këtë vit është në bregdetin e bukur të Italisë, Amalfi.
Binjakët
Astrologët thonë që ata që i përkasin shenjës së Binjakëve duhet të udhëtojnë për në Neë York, sepse qyteti që nuk fle, përshtatet shumë me personalitetin e tyre.
Gaforrja
Megjithëse Gaforrët njihen për të qenë shtëpiakë dhe që gëzojnë komoditetin në folëne e tyre, ata ndjehen të sigurtë edhe kur dalin në diell, prandaj destinacioni më i mirë për ta është Australia.
Luani
Sipas astologëve, Luanët duan që të udhëtojnë nëpër vende artistike, prandaj vendi i duhur në vitin 2019 për ta është Indonezia.
Virgjëresha
Përkundër pamjes së bukur, Machu Pichu është vendi i duhur për ta, sepse karakteristikë e tyre është që të merren me detaje.
Peshorja
Një udhëtim në Paris do të përmbushte vitin 2019 për shenjën e Peshorës. Të udhëhequr nga Venusi, ata e meritojnë më së shumti që kalojnë momente të mira në qytetin e dashurisë.
Akrepi
Akrepi konsiderohet një shenjë e thellë dhe e menduar shumë, por gjithnjë shenjë e bukur, e meriton një udhëtim në Los Angeles, në qytetin që kushdo mund të bëjë ato që dëshiron.
Shigjetari
Të hutuar gjithnjë nga mrekullitë, Shigjetarët duan që të kërkojnë vende për të mësuar ndonjë gjë të re, prandaj Cambodia është vendi ideal për ta në vitin 2019.
Bricjapi
Bricjapët konsiderohen shenja më punëtore, prandaj vetëm një udhëtim në brigjet e Kilit do t’i bëntë ata që të pushonin dhe të mendonin për veten.
Ujori
Ujorët janë tifozë të gjërave të pazakonta, prandaj atyre do t’u përshtatej vetëm një udhëtim në tempujt e bukur të Japonisë.
Peshqit
Peizazhi i akullnajave të ishujve, lagunave dhe shkëmbinjëve mesjetarë krijojnë disa nga ndjenjat më të ëmbla, duke e bërë kështu vendin më të përsosur për peshqit, të cilët duan që të zhyten në një botë misterioze./arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?