Fjalët e rënda lëndojnë, ndaj të gjithë ne duhet të mendohemi mirë përpara se t’ia drejtojmë ato dikujt. Shprehjet e gabuara ndrydhin personalitetin e fëmijës dhe këto fjalë në dukje të padëmshme mund të ndikojnë negativisht në zhvillimin e tij psikologjik për më shumë se 30 vite.
Më poshtë janë katër shprehje, që fëmijët dëgjojnë më së shumti, por që në të njëjtën kohë i dëmtojnë ata rëndë.
Ti je shumë i ndjeshëm
Sipas psikologëve, shumë fëmijë reagojnë shpejt dhe intensivisht për çdo gjë. Me kalimin e kohës, nëse prindërit ndrydhin emocionet e fëmijëve ata nuk do të jenë më të aftë të shprehin ndjesitë e tyre. Psikologu i fëmijëve Elinor Bashe këshillon prindërit të dëgjojnë dhe të pranojnë emocionet e fëmijës, edhe në qoftë se ato nuk duken logjike.
Kjo është jeta
Kur fëmija juaj vjen në shtëpi i mërzitur, fraza që duhet të shmangni është, “E pra, kjo është jeta.” Kjo mund të jetë krejtësisht e përshtatshme për një 25 vjeçar, por truri i fëmijës është fizikisht i paaftë për ta kuptuar.
Sepse kështu them unë
Në asnjë rast kjo shprehje nuk duhet përdorur e vetme ! Argumentojini fëmijës se përse fjala juaj është e drejtë dhe mos iu impononi atyreve vetëm sepse ju jeni më të mëdhenj.
Pushoni
Me fjalën pushoni, nuk fiton asgjë pasi është në natyrën e fëmijës të këmbëngulë, të pyesë për çdo gjë, të kërkojë të provojë gjëra të reja etj etj . Dëgjojeni kërkesën e fëmijës suaj dhe nëse ju duket e papërshtatshme thuajini thjesht që ajo gjë nuk mund të bëhet apo ai është tepër i vogël për të provuar diçka, për të patur një gjë të tillë apo në varësi të situatës. E rëndësishme është ta lini fëmijën të shprehet e mos ta ndërprisni me fjalën “Pusho”.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...