Historikisht është thënë se janë fëmijët dhe adoleshentët ata të cilët qendrojnë më gjatë me sytë e ngulur nga pajisjet teknologjike dhe rrjetet sociale. Fiksimi për Instagram-it dhe video-lojrat është ndoshta po aq i ndjeshëm sa varësitë e tjera që njerëzit kanë.
Gjithsesi, një studim i kryer së fundmi zbuloi se në fakt janë të rriturit ata që nuk heqin dot dorë nga smartphone-ët.
Nga eksperimenti rezultoi se çereku i grave në të 30-at e tyre e kontrrollojnë telefonin rreth 200 herë në ditë, ose ndryshe 1 herë në 7 minuta.
E ndërsa gjysma e atyre në moshën midis 30-40 ndonëse i dinë mirë efektet negative të mediave sociale, refuzojnë t’i fshinë ato. Madje, shumica prej tyre shprehen se janë të fiksuara pas telefonave dhe Instagram-it.
Një nga platformat që dëmton më shumë vetë-vlerësimin e dikujt është Facebook-u, i cili pasohet nga Instagram-i.
Ajo çfarë rezultoi më shumë shqetësuese nga i gjithë eksperimenti ishte fakti se përdorimi në masë i telefoni ndërkohë që bëni një tjetër aktivitet (mund të jeni duke ngrënë ose keni dalë për tu argëtuar me shokët) e bën përditshmërinë më pak interesante. Sepse në fund të ditës edhe vetë e ndjeni që s’keni shijuar asgjë nga momenti.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...